Samsung Galaxy S8 me skaner për fytyrën ?

Samsung Galaxy S8 me skaner për fytyrën ?


//

Samsung galaxy S8 vjen me një suprizë të re. Sipas njoftimeve dhe raporteve të ndryshme pritet që sensori i gjurmëve të gishtërinjëve të jetë i vendosur në pjesën e pasme dhe se pajisja do të ketë edhe skanerin e bebes së syrit.

Pra Samsung Galaxy S8 do të ketë edhe tiparin për njohjen e fytyrës.

“Për shkak të disa kufizimeve të skanerit të bebëzës sikurse shpejtësia dhe saktësia, ne kemi vendosur të shtojmë njohjen e fytyrës në Galaxy S8,” u shpreh një ekspert i Samsung. “Me skanerin e fytyrës, do të duhen më pak se 0.01 sekonda për ta hapur telefonin.”

Telefoni pritet të njoftohet zyrtarisht më 29 mars dhe të dalë në shitje një muaj më vonë.

 

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours