Sa më shumë lidhesh online aq më shumë humbet nga ajo që të rrethon

Sa më shumë lidhesh online aq më shumë humbet nga ajo që të rrethon


//

Shiyang He, një dizajner i agjensisë Ogilvy’s në Beijing, ka krijuar një seri reklamash për Qëndrën e Kërkimeve Psikologjike ne Shenyang e cila nxjerr në pah efektet e dëmshme që telefonat smartphone shkaktojnë në marrëdhëniet njerëzore. Tre fotot tregojnë situate tipike shtëpiake, me një smartphone gjigand në mes të dy njerëzve i cili bllokon çdo lloj interaktiviteti që ata mund të kenë. Shiyang nuk është i vetmi që propagandon këtë lloj shqetësimi. Shumë fushata të tjera kanë reklamuar dhe shkruar mbi këtë fakt të përditshëm që ndoshta nuk e vërejmë por që ndikon çdo ditë e më tepër në jetën tonë. Fushata reklamuese titullohet: “The More You Connect, The Less You Connect”.

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours