
Sa e lehtë është të bëhesh një Vloger në 2020?
Po ti i ke dëgjuar llafet vërdallë?! Thuhet se ditët kur na duhej të merrnim leje për të shkuar në supermarket mund të rikthehen përsëri! Fundja, çfarë ka për të ndodhur do të ndodhë, ndaj ti mos mendo gjatë. E vetmja gjë për të cilën duhet të mendosh pak është se si të shpenzosh kohën në mënyra sa më produktive, ndaj dëgjoje pak këtë që po do të them tani. Afrohu pak…Ke menduar se dhe ti ?! Çfarë? Nuk e di se çfarë është? Prit, se ta shpjegon Majmuni (as unë nuk e dija, po kërkova në Google dhe e mësova 🐵 ). Vlogger vjen si shkurtim i termit Video Blogger. Duke qënë se Blogger është dikush që dokumenton një pjesë të jetës së tij/saj ose shkruan për tematika të caktuara, një Vloger bën të njëjtën gjë, veçse nëpërmjet me tepër se sa shkrimit.
Ndoshta kjo nuk të ka shkuar ndonjëherë në mendje më parë, por pasi të lexosh dhe të shohësh se sa e lehtë është të bëhesh , do të të hyjë në qejf!
Hapi 1: Shiko çfarë bëjnë të tjerët në industri
Mendime të ndryshme dalin në pah kur vjen puna tek kjo pikë. Disa thonë se nuk duhet të kopjosh të tjerët ndërsa të tjerët thonë se nëse nuk je në djeni të trendeve që kompetitorët e tu po ndjekin do të mbetesh prapa.
Mendimi im: Nëse vjedh do të bëhesh një kopje e keqe e idhujve të tu dhe nuk do krijosh besim tek audienca jote, por dhe nëse nuk ndjek trendet dhe nuk sheh se çfarë konkurentët e tu janë duke bërë atëherë mund të mbetesh prapa. Kjo ndryshon nga industria në industri, pasi p.sh nëse je një Vloger/e që flet rreth ushqimeve kjo mund të mos ketë shumë rëndësi, por nëse je një Vloger/e që flet rreth modës dhe veshjeve, mosndjekja e trendeve mund të të penalizojë mjaft. Në të dyja rastet, vendimi është i yti, por është mirë që për të krijuar një imazh të qartë të të qënurit Vloger/r të ndjekësh dy/tre Vloger/e që të pëlqejnë. Pjesa më e bukur është se çdo Vloger/e e ka të paktën një video ku tregon se si dhe ju
Hapi 2: Zbulo pasionin tënd
Pasi të kesh gjetur disa Vlogerë që të pëlqejnë, të duhet të zgjedhësh tematikën e Vlogut tënd. Tematikat ndryshojnë, nga rutina e përditshme e deri tek tematika të ndryshme si: ushqimi, aktivitete fizike, të udhëtuarit apo kozmetika apo moda, me këto dy të fundit si tematika më të përhapura. Nëse zgjedh një kategori që të pëlqen do ta kesh shumë të lehtë që të krijosh video çdo ditë. P.sh, nëse ke zgjedhur të bësh vlogje rreth ushqimit, mund të rregjistrosh veten duke folur rreth një ushqimi që provove së fundmi, apo një diete të re që ke nisur. Si vloger/e në fushën e kozmetikës mund të rregjistrosh video rreth një produkti të ri që ke blerë, apo video edukuese(tutorials) rreth rutinës tënde ditore apo realizimit të një look-u të caktuar.
Hapi 3: Gjej pajisjet e duhura
Të bësh vlogje sot është shumë e lehtë, sidomos kur smartphonët janë kthyer në kamera profesionale të cilat mund t’i mbajmë lehtë në xhepat tanë. Kur ndriçimi përbën problem, disa pajisje të thjeshta ndriçimi mund t’iu vijnë në ndihmë. (Këtë javë tek Aladini i gjeni me ofertë gjithçka ju duhet për të nisur Vlogging!)
Faktorët kryesore për të rregjistruar një video të mirë janë këta:
· – Edhe nëse nuk mundesh të marrësh një kamer profesionale, për sa kohë smartphone jot mundëson rregjistrimin në formatin HD (1080p) mund të vazhdosh me të.
· – Nje llampë e thjeshtë i bën videot e rregjistruara në ambiente të brendshme dhe më pak dritë të duken profesionale dhe të pastra.
· – Përdorimi i një tripodi për realizimin e fotove apo videove shmang fotot e paqarta dhe ndan amatorët nga profesionistët.
· – Smartphone juaj mund të jetë mjaftueshëm, por në raste kur nuk mund ta mbani pranë mikrofonin zëri do të dëgjohet me luhatje, ndaj përdorimi i një mikrofoni ju mundëson të dëgjoheni më pastër gjatë videove.
Hapi 4: Krijimi i një përmbajtje me vlerë
Zgjodhëm tematikën e blogut tonë dhe i gjetëm . Pothuajse mbaruam. E vetmja gjë që na ka mbetur është të nisim të krijojmë! Është shumë e rëndësishme që në këtë pikë të jemi të vendosur për atë që po nisim pasi nëse presim të marrim rezultate që në ditën e parë për të vendosur nëse duam të vazhdojmë apo jo nuk ka për të na çuar asgjëkundi. Të nisësh është e lehtë, pjesa e vështirë është krijimi në mënyrë të vazhdueshme i vlogjeve me vlerë dhe kur nuk sheh rezultate. Ka tema dhe mënyra të ndryshme për të strukturuar videot e tua, por disa nga më kryesoret janë këto:
-Bëj një përmbledhje të ditës. Këtë mund ta realizosh duke rregjistruar moment te ditës tënde dhe duke bashkuar sekuencat të shkurtra në fund. Nuk është nevoja që fytyra jote të jetë në ekran gjatë gjithë kohës; mundohu të tregosh ambientin dhe vendet që vizition. Pak muzikë në sfond dhe gati për t’u publikuar.
-Bëj pyetje. Pyetjet janë një tjetër mënyrë për t’i bërë vlogjet e tua interesante dhe për të rritur interaktivitetin me ndjekësit e tu, çka është shumë e rëndësishme. Ajo çka i përshtatet një vlogeri/je është një stil gazetaresk i të pyeturit njerëzit mbi tema të caktuara. Gjithashtu mund të realizosh bashkëpunime me vlogere/ë të tjerë ose miq të tutë dhe t’i intervistosh në formën e një bisede. Vetëm ki kujdes! Sigurohu që të kesh miratimin e të gjithëve përpara se ta publikosh materialin. Shmang keqkuptimet që mund të lindin më vonë.
-Eventet. Nëse vendos të bëhesh një vloger/e, mënyra se si shijon çdo aktivitet, çdo event ka për të ndryshuar plotësisht! Nuk mund të shkosh në asnjë event pa u përgatitur për të filmuar përreth dhe pa bërë disa foto për t’i ndarë me ndjekësit e tu. Aty do ta kuptosh nëse me të vërtetë kjo është diçka që do duash ta bësh për një kohë të gjatë. Gjithsesi, mundohu të mos i humbasësh eventet që zhvillohen ku jeton ose në vendet ku ke mundësi të udhëtosh. P.sh nëse vlogjet e tua janë më tepër rreth udhëtimeve, teksa udhëton dhe kap momentet kyç, fokusu tek detajet më pak të zakonshme. P.sh një kafshë apo insekt i çuditshëm ose një shkrim interesant në rrugët e qytetit ku po udhëton. Mundohu të ndash detaje që ngjallin emocione, sepse fundja, emocionet i afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin dhe të afrojnë me audiencën tënde.
Hapi 5: Edito dhe publiko
Gjatë rrugëtimit tënd si vloger/e, do të të duhet të mësosh t’i bësh nga pak nga të gjitha! Për fat të mirë ka shumë informacione në Google dhe video në Youtube nga të cilat mund të mësosh të editosh videot e tua në mënyrë sa më profesionale. Muzika në sfond, prerja dhe bashkimi i momenteve kyç duke shtuar informacione përkatëse janë disa modifikime të thjeshta që mund t’i realizosh nga smartphone ose laptopi yt.
Për sa i përket kanaleve ku mund të publikosh videot e tua, kjo varet nga gjatësia dhe formati i tyre. Një vlog normal mund të shkoj nga 8 deri në 15 minuta. Nëse vlogjet e tua janë më pak se 10 minuta mund t’i publikosh në Instagram dhe Facebook, ndërkohë që nëse janë më tepër, Youtube do të ishte opsioni më i mirë. Youtube është platforma më e përshtatshme për vlogje të çdo natyre pavarësisht gjatësisë.
Po pse?
Ndonjëherë pasioni nuk mjafton për t’i shtyrë njerëzit të hedhin hapin për të nisur një vlog dhe për të krijuar përmbajtje vazhdimisht. Majmunit kurioz i pëlqen të shkojë thellë me pse-të e tij.
Koha është e çmuar. A ja vlen të shpenzosh një pjesë të mirë të saj për krijimin e vlogjeve? Kjo është një pyetje që ke për t’ia bërë rrallëherë vetes nëse kjo është diçka që do e bësh me pasion, por nëse ke nevojë për disa arsye më tepër, dije se nëse ti krijon një reputacion si Vloger/e do ta kesh më të lehtë të pranohesh nëpër vende pune, të fitosh disa të ardhura apo edhe të nisësh biznesin tënd. Disa mënyra për të fituar të ardhura përmes vlogjeve janë këto:
-AdSense. Mund të fitosh të ardhura nga Youtube për numrin e shikimeve të marra kur kanali yt përmbush kriteret e nevojshme për monetizim.
-Sponsorizime. Kompani, dyqane ose brande të ndryshme (kryesisht në fushën e veshjeve apo kozmetikës) të paguajnë dhe/ose të japin produkte falas nëse ti i përmend në videot e tua.
-Affiliate Marketing. Megjithëse në Shqipëri ende nuk është shumë i zhvilluar, vlogjet e tua mund të të sjellin të ardhura nëse vendos linqe affiliate poshtë tyre. P.sh. Nëse ti krijon profilin tënd në Amazon dhe merr linkun affiliate të një produkti dhe e vendos atë poshtë Vlogut tënd në Youtube, kur të tjerët klikojnë në të dhe blejnë produktin, ti fiton një përqindje të shitjes.
Shpresoj që ky artikull të të ketë sjellë sadopak informacione mbi Vlogjet dhe ndoshta të frymëzoj të nisësh një të tillë. Edhe nëse nuk do të bësh vlogje, do t’i bëjnë fotot e tua të duken vërtetë profesionale, dhe…qëndro kurioz!
Referenca: https://www.wikihow.com/Be-a-Vlogger
+ There are no comments
Add yours