Rastesia apo fati?

Rastesia apo fati?


//

Dice_wallpapers_1280x1024-HDE dini ç’është një koinçidencë (shqip: rastësi)? Dua të them nga ana shkencore?

Një rastësi është një bashkëveprim i jashtëzakonshëm rrethanash ose ndodhish që dukshëm nuk kanë asnjë lidhje shkakësore me njëra-tjetrën. Perceptimi i rastësive të jashtëzakonshme mund të shpjerë në konkluzione mbinatyrore, okulte apo paranormale. Ose mudn të të shpjerë në të besuarit në fatalizëm, që është një doktrinë që thotë se ndodhitë do të ndodhin në mënyrë ekzakte sipas një plani të paracaktuar.siegfried-26

Nga ana statistikore, rastësitë janë të pashmangshme dhe shpesh janë më pak të jashtëzakonshme sesa duken nga intuita jonë. Një shembull për këtë është problem I ditëlindjes, që tregon se probabiliteti që 2 persona të kenë të njëjtën ditë lindjeje shkon deri në 50% në një grup prej 23 personash.

Solar_eclipse_1999_4_NR

Eklipsi diellor i vitit 1999 ku Hëna rastësisht e rrethoi të gjithë dritën e Diellit

Mediat dhe rrjetet sociale thuajse rrotullohen gjatë gjithë kohës  tek informacioni rastësor, pasi ky lloj informacioni nxit gjithnjë e më shumë kuriozitetin e individit.demotivational_nid_2515

Gjithsesi, mund të rrinim gjatë duke folur për rastësitë, por unw do t’ju tregoj një video me foto të kapura shumë rastësisht, të cilat përmbajnë dhe shumë humor.

Nëse keni ndonjë histori interesante dhe rastësore për të treguar, lini komentet tuaja. Në fund të fundit, edhe fakti që ju e klikuat këtë link ndoshta është një rastësi më vete…..

10 mënyra romantike për ta befasuar partnerin për Shën Valentinin
Mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës

+ There are no comments

Add yours