Printeri më i mirë për shtëpinë tuaj për vitin 2018

Printeri më i mirë për shtëpinë tuaj për vitin 2018


//

Printeri më i mirë për familje

Përzgjedhja e printerit ndonjëherë është pak e dhimbshme sepse ka kaq shumë karakteristika dhe varietet modelesh. Duhet një impenjim i madh për të kuptuar dallimin. Për këtë arsye do të përpiqemi të argumentojmë qartë analizën tonë duke e bërë të qartë zgjedhjen tonë. Për ne printeri më i mirë për familje duhet të plotësojë këto parametra.

Mënyra e përdorimit

Faktori i parë që duhet të merrni parasysh kur zgjidhni një printer është mënyra që do ta përdorni. Sot ka kaq shumë modele në treg sepse përdorimi i printerit varion nga përdorimi. Prandaj edhe kjo është pika e parë që duhet të qartësoni përpara se ta blini. Ju këshillojmë të mos shkoni në asnjë dyqan për printera pa qartësuar më përpara këtë element. Ofertat dhe insitimi i shitësave do ju bëjë të blini një printer që nuk përshtatet për ju.

Prandaj ne kemi bërë një analizë për 4 tipet kryesore të familjeve dhe zgjodhëm për secilën familje një model. Ju këshillojmë ta lexoni këtë artikull për të kuptuar në cilën tip familje përfshiheni ju. Megjithatë nga një intervistë me menaxherin e kategorisë së printerave tek Aladini kuptuam që konsumatori shpesh do një zgjithje jo 4. Do të dijë cili është printeri më i mirë për shumicën e familjeve Shqiptare pastaj e bën vetë zgjedhjen e tij në bazë të buxhetit dhe preferencave që ka.

Printerat më të mirë për përdorim shtëpie në 2018

Të zgjedhësh një printer është shumë më e lehtë se sa ka qënë më përpara. Para se ta zgjidhni duhet të jeni shumë të qartë se për çfarë do ta përdorni atë.                           Printeri është një nga aksesorët..

0 comments

Duke qënë se duam të jemi ata që japin çdo informacion për produktet, nuk kishim si ta injoronim këtë kërkesë. Prandaj bëmë zgjedhjen tonë tek një model i vetëm.

Tipi i bojës

Faktori i dytë që duhet patur parasysh tek blerja e një printeri është tipi i bojës, lazer apo inkjet. Kryesisht boja inkjet jep cilësi më të mirë printimi për foto kështu e bën zgjenjen më të madhe të konsumatorëve familjarë. Kurse boja lazer është më e shpejtë për printim dhe nxjer kosto më të ulët për kopje në total të printimit. Megjithatë printeri lazer nuk këshillohet për printime fotosh por vetëm dokumentash standartë me ngjyra. Printeri lazer është si pajisje më e shtrenjtë se printeri inkjet, për këtë arsye shpesh përjashtohet nga blerja për familjet normale.

Tek boja duhet të kini parasysh që këshillohen ato printera për të cilët ka tashmë në treg tonera kompatibël. Ndryshe printimi i një faqeje do të jetë vërtet shumë i shtrenjtë. Për fat të mirë shumica e printerave e kanë tashmë versionin kompatibël por disa versione të lira akoma nuk e kanë.

Opsionet

Faktroi i trete që duhet patur parasysh është opsionet. Një nga opsionet është dublex, opsion i cili të jep mundësi të printosh nga të dyja anët pa patur nevojë të ndryshosh letrën. Opsioni tjetër i rëndësishëm është all in one apo një printer i thjeshtë që vetëm printon.

Ka fatkorë të tjerë si lidhja me rrjetin, formati i letrës apo madhësia. Për mendimin tonë këto faktorë janë të lodhshëm dhe të panevojshëm për shumicën e familjes kështu nuk i kemi analizuar tek ky klasifikim.

Cila është origjina e telefonit tuaj

Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI

Cila është origjina e telefonit tuaj Celulari, me shumë gjasa, është pajisja më e përdorur në të gjithë botën. Vetëm para disa vitesh përdorimi i celularëve ishte shumë i limituar. Sot shumë përdorures kanë  të paktën 1 ose më shumë pajisje telefonike. Tashmë telefoni është kthyer në një mjet të..

0 comments

Printeri më i mirë

Kemi nxjerë printerin më të mirë duke analizuar tre elementët kryesorë për një printer dhe duke i krahasuar me tipologjinë e përdoruesit standart nga mbi 50 intervista.

Për ne modeli më i mirë për të blerë gjatë 2018 është Printeri BROTHER lazer HL-1112.

Arsyeja kryesore për këtë përzgjedhje është edhe elementi më i rëndësishëm në përzgjedhjen e printerave nga Shqiptarët i cili është kosto e printimit. Nga të gjitha intervistat që kemi pyetur vumë re që shumë shtëpi nuk e përdornin më printerin sepse iu kushtonte shumë boja dhe printonte pak. Gjithashtu vumë re që shumica prej tyre pavarsisht se e kishin marë me qëllimin për ta përdorur për gjithcka, tashmë që kishte kaluar pak kohë e përdorte vetëm për ndonjë dokument urgjent apo ndonjë printim që ju duhej fizikisht jo vetëm në kompjuter.

Pritneri Brother HL-1112

Çshtë nga pritnerat më ekonomik për faqe të printuar dhe me një bojë mund të printosh deri 1000 faqe. Boja origjinale kshton mbi 6000 lek çka nuk e bën eprinteri më i mirë për familjedhe aq ekonomik por ky model printeri ka më shumë nga të gjithë modele kompatibël dhe mund të gjeni versioni cilësore me 1800 lek pra 1.8 lekë për një faqe të printuar.

Kemi zgjedhur një printer lazer sepse shumë prej familjeve mund ta lene edhe muaj të tëra pa përdorur. Printerat me inkjet kanë tendencën të krijojnë probleme me kohë të gjata pa punë kështu ju duhet ndruar boja edhe pa e konsumuar të gjithën.

Kemi zgjedhur printer bardhezi sepse pavarsisht se shumica e familjeve e kishte me ngjyra tashmë nuk lodhej ti ndronte bojrat por vetem ngjyrën e zezë. Kjo sepse nga fëmijët e vegjël ngjyra konsumohej shumë shpejt dhe pa ndonjë arsye të rëndësishme.

Kemi zgjedhur printer pa funksionet all in one sepse sot të gjitha familjet kanë nje smartphone që mund ti bëjë ato funksione. Me aq pak sa ne i përdorim në shtëpinë tonë do të ishin të tepërta edhe në një printer.

Klikoni këtu për të parë detajet

Faktori i parë që do duhet të analizoni përpara se të blini një printer duhet të jetë mënyra e përdorimit. Nëse ju nuk bini dakort me argumentat tona ju këshillojmë të shikoni këtë artikull ku përfshin 4 tipe printerash. Gjithashtu nëse e doni për punë ju këshillojmë të shikoni artikuj të tjerë. Përdorimi masiv i printerave të punës ka parametra të tjera përzgjedhjeje nga këto që argumentuam në këtë artikull.

Si të përmirësoni memorien e samsung galaxy s6
Printerat më të mirë për përdorim shtëpie në 2018

+ There are no comments

Add yours