Printerat më të mirë për përdorim shtëpie në 2018

Printerat më të mirë për përdorim shtëpie në 2018


//

Të zgjedhësh një printer është shumë më e lehtë se sa ka qënë më përpara. Para se ta zgjidhni duhet të jeni shumë të qartë se për çfarë do ta përdorni atë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Printeri është një nga aksesorët e kompjuterave më të përdorur. Për fat të mirë ditët kur printerat me zhurmë, ishin të shtrenjtë dhe shpesh difektozë kanë përfunduar. Kujdes asnjë printer nuk është i mirë në gjithçka. Prandaj e theksuam në fillim që duhet të jeni të qartë për çfarë do ta përdorni që të bëni zgjedhjen e duhur.

Ka dy lloje kryesore printerash në treg.

Printerat inkjet

Padyshim që janë printerat më të përshtatshëm për shumëllojshmëri përdorimi. Këta printera përdorin bojë të lëngshme e cila i jep cilësi të lartë printimeve me ngjyra. Teknologjia e sotme i ka bërë qe të printojn shpejt dhe me cilësi lloje të ndryshme dokumentash dhe formatesh. Për këtë arsye në familje parapëlqehen këta lloj printerash.

E keqja e tyre është që mund të jenë të kushtueshme për tu mbajtur sidomos nëse do ta zëvendësoni bojën me modelin origjinal të printerit. Për fat sot kompanitë kanë gjetur zgjidhje për kosto më të lira duke prodhuar tonera kompatibël. Disa modele printerash përpiqen që të mos i lejojnë këto tonera kompatibël por për fat të mirë ky numër sa vjen edhe ulet.

Pothuajse të gjitha printerat inkjet sot printojnë me ngjyra. Bëni kujdes që kur ta zgjidhni ngjyrat të jenë të ndara nga njëra tjetra me qëllim që të bëhet më pak e kushtueshme zëvendësimi i tyre.

Printerat Lazer

Printerat lazer janë të përshtatshëm për printimin e dokumentave në masë pa ngjyra. Këta printojnë shumë shpejt dhe me kosto më të ulët. Janë të përshtatshme për ata që kanë sasi të lartë printimesh në ditë.

Printerat lazer të lirë nuk janë aq cilësorë në printimin fotove sa printerat inkjet. Prandaj për përdorim shtëpie me sasi të ulta printimesh nuk janë më të zgjedhurit. Megjithatë për printimet mikse të dokumentave me ngjyra sot printerat lazer janë përmirësuar ndjeshëm.

Printerat lazer kanë edhe avantazhin që thahen direkt pas printimit një problem i printerave inkjet.

Cila është origjina e telefonit tuaj

Origjina e telefonit tuaj nëpërmjet numrit IMEI

Cila është origjina e telefonit tuaj Celulari, me shumë gjasa, është pajisja më e përdorur në të gjithë botën. Vetëm para disa vitesh përdorimi i celularëve ishte shumë i limituar. Sot shumë përdorures kanë  të paktën 1 ose më shumë pajisje telefonike. Tashmë telefoni është kthyer në një mjet të..

7 comments

Kosto printimi

Printerat lazer kanë tendencën të jenë më të lira por edhe për to vlen e njëjta praktikë me si me inkjet për kosto më të lira përdoren tonerat kompatibël. Për ngjyrat duhet të keni parasysh që të kenë ngjyra të ndara nga njëra tjetra për një kosto më të ulët zëvendsimi.

Nga shumëllojshmëria e printerave që janë disponibël ne kemi zgjedhur 4 printera që i konsiderojmë më të përshtatshmit për përdorim shtëpie.

Për përzgjedhjen e një printeri shtëpie ne kemi marë për bazë që numri i printimeve është i vogël dhe boja e tyre do të mbarojë shumë ngadalë për këtë arsye koston e printerit e kemi marë të ulët por kujdes, për përdorim të madh kjo kosto kthehet e lartë sepse printerat më të shtrenjtë kanë tendencën të jenë printera më ekonomikë për afat të gjatë për këtë arsye ato i kemi futur në printerat më të mira për biznes.

Ne jemi përpjekur tiu japim alternativat që gjenden në tregun Shqiptar. Prandaj disa modele ndërkombëtare të cilat janë po kaq të mira nuk përfshihen në këtë klasifikim. Sapo të dalin ne do ta përditësojmë artikullin dhe gjatë gjithë 2018 do të kemi modelet që mendojmë janë më të mirët për të blerë në Shqipëri një familje.

Sugjerimi i parë

Brother Printer Brother Lazer HL-1112EYJ1 Monochrome

Printeri më i mirë per familjeFamilja që i sugjerohet ky printer është një familje me fëmijë të rritur në gjimnaz ose shkollë të lartë dhe kanë printime të shumta bardhezi. Edhe për ata prindër kanë punë të tillë që në disa raste kanë nevojë të printojnë edhe nga shtëpia.

Është një nga printerat më ekonomik bardhezi për shtëpi me një kosto printimi prej rreth 1.8 lekësh. Është printer lazer vetëm bardhezi dhe printon shpejt dhe pastër dokumentat tuaja.

Ky është printer më i mire për ato familje që kanë fëmijë të ritur dhe kanë nevojë për printime detyrash shkolle në volum por thjesht në formën e dokumentit.

Për përdorim shtëpie për ata që duan vetëm të printojnë dokumenta apo letra normale. Është printer më i mire por për fat të keq nuk ka shumë opsionë që një shtëpi i kërkon sic janë skanimi apo printimi me ngjzra.

Kujdes toneri original nga Brother ka një kosto disa here më të lartë për një printim. Për fat të mire ka kompatibël të shumtë për këtë model prandaj nëse doni të kurseni për printimin e një kopjeje ju sugjerojmë këtë printer.

Shiko këtu për ta blerë në Shqipëri

 

Sugjerimi i dytë 

Printer Canon Pixma TS5050 All-In-One Ink Tank

Familja që i sugjerojmë këtë printer është një familje që nuk ka fëmijë ose ata kanë mundësi printimi në shkollën e tyre. Gjithashtu prindërit nuk kanë një punë që ka nevojë për volum printimesh.

Është përzgjedhur ky model nga shumë modele të tjera sepse është një model i cili për çmimin që ka ofron një cilësi të mirë për printerat perdorim shtëpie. Është printeri lazer më i mirë që mund të meret për ata që printojnë pak kopje gjatë muajit.

Ky model ka një kosto printimi më të shtrenjtë se modeli Brother. Ka avantazhin që ka edhe skaner fotokopje dhe mund të printojë me ngjyra.

Është një printer lazer me një çmim fillestar pak më të lartë se brother rreth 16.000 lekë. Sërisht përbën një çmim të lirë për printer shumë funksional dhe me cilësi mesatare.

Shiko këtu për ta blerë në Shqipëri

Sugjerimi i tretë

Printer HP DeskJet Ink 2135 All-In-One

Familja që kemi përzgjedhur këtë printer është ajo familje që e ka në dyshim nëse do ta përdorë apo jo ndonjëherë printerin. Po e blen printerin që të mos e lerë shtëpinë pa këtë aksesor të nevojshëm të kompjuterit sot.

Ky printer u përzgjodh për ato familje të cilat duan një printer për përdorim shumë të rrallë dhe duan ti kenë të gjitha.

Ky printer është printer më i lire që do të sugjeronim për të blerë. Ka edhe modele më të lira por disa prej parametrave të tyre do ta bënin vërtet të papërshtatshme blerjen e tyre. Ndërkohë printer HP është nga printerat e pakët të lire Inkjet që ka bojra compatible për ta bërë ekonomike printimin.

Ka funksionet e shumëpëlqyera nga familjet që janë printimi i dokumentave apo fotove me ngjyra dhe skanimi apo fotokopja. Tek ky model nuk janë parametrat më të mire për fotokopjen dhe skanimin por janë të pranueshme për familjeje.

Kliko këtu për ta blerë

 

Sugjerimi i katërt

Printer Canon Pixma G1400 Inkjet

Familja që i sugjerojmë këtë printer ka një ose disa fëmijë në shkollë fillore ose nëntëvjeçare dhe kanë vazhdimisht nevojë për printime me ngjyra.

Modeli inkjet G1400 ka një metodë të re për mbushjen e bojës që i bën të panevojshme bojrat kompatibël. Mund të përfitohet një boje ekonomike edhe me modelet origjinale që Canon ka nxjerë në shitje.

Printerit nuk i ndërohet e gjithë boja por thjesht mbushet. Mbushja nuk është si mbushjet që i bëjnë dyqanet, por është një mbushje e cila është ideuar nga vetë Canon. Pra canon e ka prodhuar këtë printer pikërisht për të patur mundësi të mbushet. Kjo teknologji i lejon këtij printeri të jetë nga më ekonomikët në printimet me ngjyra.

Kliko këtu për ta blerë

 

Printeri më i mirë familjar i 2018

Printeri më i mirë për shtëpinë tuaj për vitin 2018

Printeri më i mirë për familje Përzgjedhja e printerit ndonjëherë është pak e dhimbshme sepse ka kaq shumë karakteristika dhe varietet modelesh. Duhet një impenjim i madh për të kuptuar dallimin. Për këtë arsye do të përpiqemi të argumentojmë qartë analizën tonë duke e bërë të qartë zgjedhjen tonë. Për..

0 comments

Këto janë katër sugjerimet tona për printerat më të mirë familjarë. Komentet dhe kërkesat tuaja janë të mirëpritura për të na ndihmuar tiu japim.

Printeri më i mirë për shtëpinë tuaj për vitin 2018
Çfarë do impresiononte një Ujor ? Ide për dhurata sipas karakteristikave të shenjës

+ There are no comments

Add yours