Prezantohet iPhone 7, me kufje pa fish dhe dy kamera mbrapa (VIDEO)

Prezantohet iPhone 7, me kufje pa fish dhe dy kamera mbrapa (VIDEO)


//

Apple ka prezantuar dy telefona të rinj, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, si dhe versionin e ri Apple Watch, të cilët vijnë me ndryshime radikale. Prezantimi u bë në një event që u mbajt në San Francisco dhe që u transmetua livestream në Youtube nga kompania.  Më i shumë prituri është iPhone 7.

iPhone 7 nuk do të ketë vend për kufjet. Ato mund të përdoren duke i futur në të njëjtin vend me atë ku hyn fisha e karikimit, ose të përdoren “Airpods”, kufje pa fishë që përmes infraredit aktivizohen në momentin që vihen në vesh.

Këto kufje janë me bateri dhe të karikueshme, me një jetëgjatësi bateria 24 orë.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se iPhone 7 do të ketë një shpejtësi mjaft të lartë në krahasim me telefonat ekzistues dhe jetëgjatësi të baterisë.

Kompania ka menduar më shumë për “selfiet”. iPhone 7 vjen me një kamera ballore prej 7 megapiksel, gjithashtu me lente të dyfishtë.

Iphone 7 Plus ka dy kamera ngjitur me njëra-tjetrën, 12 megapiksel secila

Një tjetër ndryshim i madh që u përfol prej kohësh është heqja e butonit kryesor dhe të vetëm të iPhone. Ky buton tashmë është me sensor, që do të thotë se nuk shtypet më si më parë,  por vibron kur e prek.

Iphone 7 është rezistent ndaj ujit e pluhurit.
Do të kushtojë po aq sa iPhone 6S, 649 dollarë duke filluar nga 32GB ndërsa 7 Plus do të jetë i desponueshëme dhe në 256GB.

Smartfoni është i disponueshëm në 5 ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi, shampanjë, “pink” dhe “space black”.

 

 

 

 

Snapchat do të prezantojë syzet SMART me kamera (VIDEO)
Këpucët inteligjente që udhëzojnë për rrugën ku duhet të shkoni

+ There are no comments

Add yours