Portali më i madh i shitjeve online evolon më tej duke u përshtatur me tregun shqiptar

Portali më i madh i shitjeve online evolon më tej duke u përshtatur me tregun shqiptar


//

Edhe pse në Shqipëri flitet dhe dëgjohet pak për shitjet online, ka disa kompani të cilat punojnë intesivisht për të shitur online duke u përpjekur të avancojnë me vështirësi edhe sfidat që ofron ky sektor në Shqipëri.

Aktualisht Dyqan Taxi është portali më i madh, i cili ka mbi 5 vite në tregun Shqiptar dhe numëron qindra porosi në ditë me mbi 50 të punësuar. Sot ky dyqan online hodhi një hap të rëndësishëm, por disi të çuditshëm për fokusin që ka. Hapi dyqan fizik në qytetin e Durrësit, një dyqan i cili, në pamje të parë do të tregëtojë produkte si gjithë të tjerët dhe me oferta të shpeshta, por për drejtuesit e kompanisë Nettrade Albania që menaxhon 8 portale shitjesh online ndër të cilat edhe Dyqan Taxi, është krejt ndryshe dhe risi në Shqipëri.

Përse hapet një dyqan fizik në Durrës?

Altin Luli: Durrësi është qyteti i dytë me më shumë porosi pas Tiranës për portalin tonë online, kështu ne vendosëm të hapim një pikë afër klientëve tanë për t’ju ofruar më shumë siguri dhe shpejtësi në shërbimin tonë online. Gjithashtu, një alternativë tjetër ndryshe nga alternativat aktuale në qytet për blerjet e qytetarëve të Durrësit.

Afersia me Tiranën na bën të jemi më të kujdesshëm dhe të krijojmë më shumë njohuri mbi këtë strategji të re zgjerimi që presim të implementojmë në 4 qytete të tjera brenda 2017.

Përse mendoni që është ndryshe ky dyqan nga dyqanet e tjera në Durrës?

Altin Luli: Duke qenë se ne jemi online dhe menaxhojmë një gamë shumë të gjerë produktesh online, mbi 50.000 të tillë, ne njohim shumë mirë tendencat dhe nevojat e tregut, kështu tek ky dyqan ne do të kemi kategori të ndryshme produktesh sipas kërkesës në qytet duke ofruar vetëm produkte të cilat nuk gjenden ose kanë çmim më të mirë se të tjerët në Durrës.

Është një sfidë e vështirë, por aftësia jonë për të analizuar produktet dhe kërkesat online na jep mundësi të punojmë për t’ia arritur këtij qëllimi. Ky dyqan nuk ka një kategori të caktuar produktesh por një variancion shumë të gjerë. Këtu mund të gjenden nga atletet, portofolat dhe deri tek televizorët, celularët dhe, së shpejti, edhe lavatriçe dhe frigorifera. Këtu do të gjejnë produkte të veçanta të cilat nuk mund të rezikojë asnjë dyqan tjetër t’i marrë sepse mund të ngelen pa shitur për një kohë të gjatë duke i shkaktuar humbje biznesit që rrezikon kështu qytetarët limitohen në gamën e produkteve më të shitura që dyqanet e tjera me pakicë janë të gatshëm të marrin stok.

Ne do ta ndryshojmë shumë shpesh stokun dhe produktet që demostrohen në këtë dyqan duke e bërë interesante vizitën në të çdo muaj dhe duke i ofruar qytetit të Durrësit mundësinë e gjetjes së produkteve të veçanta në një pikë brenda qytetit dhe jo jashtë tij ashtu siç ndodh shpesh deri tani.

Përse po fokusoheni fizikisht kur ju menaxhoni portale shitjesh online?

Valer Pinderi: Ne nuk po fokusohemi fizikisht përkundrazi ne po tregojmë një vendosmeri të madhe për të avancuar dhe kapur atë pjesë tregu që i takon sektorit online. Hapja e dyqanit fizik është pikërisht për t’i ofruar shërbim më të mirë qytetarëve që do blejnë online dhe për t’i dhënë një siguri më të madhe atyre që duan të blejnë tek portalet tona. Kjo pikë jep më shumë siguri për klientët tanë sepse, ashtu si pak dyqane e bëjnë, ne ofrojmë mundësinë e kthimit të produktit brenda 48 orëve kështu me një pikë fizike në qytetin ku jetojnë qytetarët do e kenë më të thjeshtë ta shfrytëzojnë këtë avantazh të cilin ne ofrojmë duke kthyer produktin që nuk duan ta mbajnë tek pika e qytetit të tyre pa patur nevojë ta dërgojnë me postë dhe të presin disa ditë për t’ju kthyer dhe marrë lekët mbrapsht. Gjithashtu një suport lokal do i bëjë të heqin çdo shqetësim që mund të kenë në lidhje me garancinë apo cilësinë e produktit sepse maksimumi do mund të vijnë në dyqan për ta parë fizikisht.

Si do vazhdojë strategjia e Nettrade Albania gjatë 2017 dhe më tej?

Valer Pinderi: Ne jemi të vendosur të rritemi ashtu siç jemi rritur 5 vitet e egzistencës tonë me mbi 200% rritje në vit edhe për të paktën 3 vjet. Gjatë këtij viti do të përforcojmë dhe rrisim portalin tonë më të madh Dyqan Taxi duke shtuar ndjeshëm gamën e produkteve që ofrojmë dhe sigurisht duke hapur edhe 4 pika të tjera fizike si kjo e Durrësit në qytetet e tjera. Gjithashtu do të vazhdojmë të zgjerojmë portalet e tjera që menaxhojmë të cilat gjithashtu kanë një vlerë të rëndësishme për kompaninë tonë, ku mund të përmend më të mëdhatë si www.bukinist.al , www.idedhuratash.al , www.simjalti.al.  Gjithashtu, sigurisht kemi në plan të hapim dy portale të tjera të fokusuara në kategori të ndryshme nga këto që kemi aktualisht me një strategji ndryshe duke ju përshtatur ekzaktësisht klientit, për të cilët do i krijojmë.

Pas kësaj rritjeje, mbas 2017-ës kemi plane shumë ambicioze për rrajonin dhe më tej jashtë kufijve Shqiptarë, por nuk dua të zgjatem në këtë aspekt sepse do kisha dëshirë të përfundonim me sukses, ashtu siç e kemi nisur, pjesën brenda Shqipërisë, duke konsoliduar bindshëm pozicionin tonë drejtues në sektorin online.

Si duken shitjet online për ju në Shqipëri?

Valer Pinderi: Shitjet online por edhe tregu Shqiptar në vetvete ka vështirësi të mëdha dhe probleme të mbartura prej shumë kohësh ndër të cilat kryesori është formalizimi dhe standartizimi i kompanive duke krijuar disa standarte për punën e tyre. Mungesa e këtyre standarteve e bën punën online shumë të vështirë sepse, në ndryshim nga të gjithë dyqanet e tjera me pakicë, ne menaxhojmë mijëra produkte pa i patur fizikisht ato dhe mungesa e informacionit dhe menaxhimit efikas të stokut nga distributorët na e bën punën jashtëzakonisht shumë të veshtirë.  Aq të vështirë sa jemi të vetmit që po rritemi me këto nivele duke punuar me secilin distributor ditë pas dite për t’u përshtatur me të.

Gjithashtu fakti qe jemi online na e veshtirëson punën në dy aspekte të tjerë, e para kur distributorët kanë çmime jo konkurruese me tregun ndërkombëtar jemi ne ata që dukemi sikur kemi çmime të larta sepse klientet tanë mund të aksesojnë të njejtin produkt në të gjithë botën kështu na bën të dukemi jo konkurrues ose të dukemi sikur kërkojmë norma shumë të larta fitimi. Ligji i ri për blerjet në internet ku qytetarët duhet të paguajnë doganë për produkte mbi 22 Euro për produktet që blejnë jashtë Shqipërisë na ka ndihmuar disi sepse tashmë dogana duhet të paguhet si për ne që tregëtojmë brenda vendit ashtu edhe për ata që tregëtojnë jashtë vendit, ky ligj na ka vënë në kushte pak më të barabarta me konkurencën jashtë dhe mendojmë që ka dhënë të njëjtin efekt për të gjitha dyqanet me pakicë në vend.

Aspekti i dytë i vështirësisë online është fakti që ne jemi 100% të dukshëm nga kushdo, ku për klientet kemi lehtësi dhe përbën një avantazh për ne, por për konkurrentët jemi shumë të thjeshtë për t’u imitituar në punën që bëjmë dhe fakti që konkurenca e kompanive që tregëtojnë online është akoma me kompani të vogla ku spikat mungesa e imagjinatës dhe vizionit personal të tyre i bën që të kapen pas kompanisë të parë në treg dhe të kopjojnë atë në të gjitha detajet që munden. Ky aspekt na e bën pak më të vështirë diferencimin nga të tjerët, por është edhe një fenomen shumë pozitiv për ne sepse na bën të jemi gjithmonë në lëvizje të shpejtë duke menduar gjithmonë hapat e tjerë që do jemi para konkurrentëve dhe dyqani fizik në Durrës është pikërisht njëri prej këtyre hapave që kemi ne plan të hedhim për 2017.

Përveç këtyre aspekteve deri diku negative, ne jemi shumë pozitivë për tregun online dhe të vendosur ta çojmë aty ku duhet duke punuar dhe investuar vit pas viti në asete dhe në njerëz të cilet po fitojnë aftësi shumë të mira për shitjet online pas çdo muaji që lënë pas dhe ndjehem krenar që sot kompania jonë punëson 56 veta, pjesa më e madhe të rinj të cilët kanë mësuar dhe po mësojnë kompetencat e tyre në kompaninë tonë.

Burimi: Mapo.al

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours