
Pokemon GO, loja konkuruese me Facebook, Twitter e Snapchat
Gjiganti japonez i elektronikës, Nintendo ka hedhur në treg lojën elektronike, “Pokemon Go”, e cila po konkuron fuqishëm me Facebook, Twiter e Snapchat. Aplikacioni i lojës është shkarkuar më shumë se 10 milionë herë për Android dhe Apple, në mbarë botën, duke u përhapur jo vetëm në Azi dhe në Amerikë, por tashmë edhe në Europë. Shifër kjo, që e kalon përdorimin e Twiter.
Sipas statistikave të Sensor Tower përdorimi në një ditë i Pokemon Go ka lënë mbrapa Facebook, Snapchat, Twitter, dhe Instagram.
“Pokemon GO” është një lojë elektronike e cila konsiston në gjetjen e disa prej krijesave të “Pokémon” në qytetin tuaj.
Fitimi nga loja deri tani ka arritur në 7.5 miliardë, me një numër të madh përdoruesish në një kohë shumë të shkurtër.
+ There are no comments
Add yours