Përse dhurimi i gjakut ju kthen në një hero?

Përse dhurimi i gjakut ju kthen në një hero?


//

Donate BloodDihet se dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dëgjojmë të thuhet shumë shpesh nga mjekët dhe shoqata të ndryshme. Por pavarësisht publicitetit, fatkeqësisht personat që kanë e kuptuar rëndësinë e këtij gjesti human janë shumë të paktë. Për rrjedhojë edhe përqindja e dhurimit të gjakut është ende e ulët.

Në këtë listë ju sjellim disa kuriozitete për sa i përket mënyrës se si dhurohet gjak, të dhënat e mbledhura për këtë çështje dhe rëndësinë që duhet të kuptojë çdokush për t’iu bashkuar kësaj nisme njerëzore.

Përse të dhuruarit gjak është një dhuratë e vërtetë?
Shpesh, kur shkojmë për të dhuruar gjak, nuk e kuptojmë favorin që u bëjmë të tjerëve, por edhe vetes. Gjaku ynë është i çmueshëm, më shumë nga se mund ta imagjinojmë. Nëse askush nuk do të dhuronte nga gjaku i vet, spitalet do të detyroheshin ta merrnin nga institucionet private, vende këto që e shesin me çmim të lartë. Të dhuruarit gjak do të thotë kursim në masë (gjaku i blerë në rast nevoje, blihet nga taksat tona), përveçse kryesorja, është diçka e mrekullueshme që ne i bëjmë jetës së të tjerëve.

Një qese gjak mund të shpëtojë më shumë se një jetë
Në çdo qese me gjak të dhuruar ka 450 ml gjak, të cilat nuk janë pak nëse mund të marrim në konsideratë faktin që në trupin tonë gjenden rreth 5,6 litra. Një qese është pothuajse një e dhjeta e të gjithë gjakut tonë. Kjo do të thotë se, në qoftë se një person ka humbur gjak, për arsye të ndryshme, ose nuk është i aftë për ta prodhuar atë, ai mund të ketë nevojë vetëm për gjysmën e qeses. Kjo do të thotë gjithashtu se vetëm me një qese të gjakut tonë, ne mund të arrijmë të shpëtojmë më shumë se një jetë njeriu.p-euml-rse-dhurimi-i-gjakut-ju-kthen-n-euml-nj-euml-hero_hd

Dhurimet e gjakut janë ende të pamjaftueshme
Për sa u përket donacioneve të gjakut, ato ende janë të pamjaftueshme si për vendin tonë ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës. Kjo do të thotë se, pavarësisht publicitetit që bëhet për të dhuruar, kontribuuesit, janë ende të paktë. Ndaj, nëse mundni, nëse keni moshën e duhur dhe jeni të shëndetshëm, dhuroni!

Gjaku nuk mund të bëhet në laborator
Fatkeqësisht gjaku nuk mund të krijohet në laborator, por ai mund të grumbullohet vetëm nga dhuruesit. Ende nuk është krijuar ndonjë aparaturë “magjike”, e cila mund ta prodhojë atë. Qelizat dhe substancat që përmban gjaku janë të pariprodhueshme jashtë trupit njerëzor. Kështu që, nëse dhuruesit e gjakut do të zhdukeshin, të gjithë njerëzit në nevojë do të ishin të destinuar që të mos të jetonin më.

Edhe qentë mund të dhurojnë gjak
Gjatë këtyre viteve të fundit janë shfaqur shumë shoqëri të cilat i ftojnë të zotët e qenve që këta të fundit të bëhen dhurues gjaku. Nëse qeni është i shëndetshëm dhe peshon më shumë se 25 kg, dhe nuk është i vjetër, ka shumë mundësi që atë ta çoni në qendrat veterinare të autorizuara. Qeset e gjakut grumbullohen në rast se duhen për qentë e tjerë. Edhe ky lloj gjaku është shumë i rëndësishëm për t’u dhuruar, sidomos për shkak se grupet e gjakut të qenve janë të shumtë dhe për këtë fakt ka gjithmonë mungesë të ndonjë grupi.Gay_Men_Donating_Blood

Lloji më i kërkuar i gjakut është ai i tipit “0”
Grupi i gjakut “0” është ai më i kërkuari. Në gjakun tonë mund të kemi dy tipe antigjenesh, A dhe B, ose që të dy njëkohësisht. Por edhe asnjë prej tyre. Ndërkohë grupi i gjakut “0” nuk ka asnjë antigjen në membranën e rruazave të kuqe të gjakut. Kështu , ai mund të jetë i përshtatshëm për çdo nevojë grupi gjaku.

Dhurimi i gjakut na mban nën kontroll
Gjaku ynë kontrollohet gjithmonë përpara çdo transfuzioni, menjëherë pasi ne e dhurojmë. Kjo sepse pa dijeni, ne mund të vuajmë nga sëmundje infektive, madje edhe të rënda si HIV. Për rrjedhojë mund të rrezikojmë edhe pacientët që e marrin gjakun e dhuruar. Rezultatet e këtyre analizave na ofrohen nga spitali ku kemi bërë dhurimin dhe kjo do të thotë se duke dhuruar gjak ne mund të jemi në dijeni të plotë dhe të vazhdueshëm për shëndetin tonë pa bërë ndonjë shpenzim.

donate_blood

Dhuroni GJAK! Shpetoni JETE!

Teorikisht ne mund të dhurojmë gjak çdo dy muaj
Në teori, dhurimi mund të jetë shumë më i shpeshtë, sepse gjaku që kemi “humbur” me dhurimin është shumë më i shpejtë për t’u rigjeneruar. Kjo do të thotë se ne mund të dhurojmë pas disa javësh nga dhurimi i fundit. Gjithsesi ky është një limit teorik, sepse në të vërtetë çdo trup njerëzor është unik në llojin e vet dhe secili kërkon mbikëqyrje të veçantë edhe për rastin që trajtuam.

 

Burimi: Telegrafi

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours