Shumë shpejt, Apple sjell “iPhone X” (VIDEO)

Shumë shpejt, Apple sjell “iPhone X” (VIDEO)


//

Pas iPhone 8, Apple ka njoftuar se do të nxjerrë edhe iPhone X , me një ekran më të madh që nuk ka një buton fizik “home”. Prezantimi i “Iphone X” u bë në teatrin “Steve Jobs”, në kampusin e ri të “Apple”.

“iPhone X” do të përdorë sistemin e njohjes së fytyrës për të identifikuar zotëruesin dhe jo gjurmën e gishtit.

“FaceID” mund të funksionojë edhe në errësirë, duke përdorur 30 mijë pika infra të kuqe për të kontrolluar identitetin dhe është shumë më i vështirë të manipulohet, krahasuar me sistemin e vjetër “TouchID”.
iPhone X pritet të jetë më i shtrenjti nga të gjithë të tjerët. Sipas njoftimeve Pritet që shitja të fillojë më 3 nëntor

Cmimet mund të jenë këto: 999 Dollarë për modelin më kapacitet 64GB dhe versioni 256 GB do të ketë një çmim prej 1.149 dollarësh.

“Iphone X” përcakton trendin e gjeneratës së re të “iPhone”-ve.

Karikimi i tij mund të bëhet edhe nëpërmjet WiFi. Ekrani “OLED” dhe dizajni i ri ka gjasa të përcaktojë një standard për “iPhone”-t e rinj.
“Smartphone”-t e rinj kanë xham edhe në pjesën e pasme dhe procesorë më të shpejtë, sensorë të përmirësuar të kamerave dhe altoparlantë më të fuqishëm sesa modelet e mëparshme. Me Me prezantimin e iPhonëve të rinj është bërë edhe me prezantimin për “IOS 11”, versioni më i fundit i sistemit operativ të “Apple”.

Kjo është video e prezantimit nga Apple për iPhone X

Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box? Ku qëndron ngatërresa që bëjnë sot institucionet ligjzbatuese dhe si bëhet dallimi i këtyre dy pajisjeve.
Shumë shpejt del iPhone 8. Ja RISIA që do të ketë

+ There are no comments

Add yours