
Udhetime dhe foto ideale, ja aksesoret qe ju duhen!
Sot, me zhvillimin e madh të teknologjisë dhe internetit, ne nuk mund ta konceptojmë dot jetën tonë pa fotografinë, e cila na mundëson memorizimin e momenteve tona më të bukura dhe shpërndarjen e tyre tek miqtë dhe të njohurit tanë.
Nga ana tjetër popullarizimi i rrjeteve sociale, si Facebook, Instagram, Snapchat etj., i kanë kthyer në një trend të vërtetë edhe fotografitë selfie, ku çdokush ka mundësi të jetë fotograf i vetes së vet.
Prandaj nëse edhe ju jeni të apasionuar pas fotografisë dhe selfie, Dyqantaxi.com na këshillon disa nga pajisjet dhe aksesorët kryesorë që duhet të keni për të fotografuar dhe filmuar çdo moment gjatë udhëtimeve apo pushimeve tuaja.
Këto aksesorë mund të bëhen tuajat vetëm me një telefonatë ose klikim te Dyqantaxi.com dhe ju mbërrijnë brenda pak orësh në adresën tuaj në Shqipëri dhe Kosovë.
Ja 3 pajisjet dhe aksesorët kryesorë që nuk duhet t’ju mungojnë gjatë udhëtimeve tuaja:
Këtu do të gjeni një larmishëmri shkopinjsh për selfie të cilat janë të përshtatshme për modele të ndryshme telefonash smartphone si dhe për fotoaparate, të cilat punojnë me anë të Bluetooth ose fishës lidhëse me telefonin. Gjatësia e shkopit mund të zmadhohet ose zvogëlohet në varësi të nevojave tuaja, duke ju lejuar të realizoni selfie të mrekullueshme.
2.Këllëf kundra ujit për smartphone
Ky këllëf hermetik kundra ujit përshatet për çdo lloj smartphone. Ai është i tejdukshëm dhe i pajisur me një lidhëse për t’u varur në qafë. Me këtë aksesor zhytjet tuaja në ujë gjatë pushimeve verore do të kthehen në një aventurë të vërtetë.
3.Kamera dinamike Wifi për sporte/ makinë/ujë
Një kamerë HD Wireless e cila përfshin çdo aksesor të nevojshëm per aktivitete sportive, të tilla si: sporte ekstreme, biçikletë, zhytje në ujë, ngjitje në mal, skateboard, udhëtim me makinë etj. Pajisja që ju duhet për ti bërë udhëtimet tuaja vërtetë të paharrueshme, pasi mund të fotografoni kudo që ndodheni e pavarësisht dinamikës që keni.
Është e pajisur me kasë transparente kundra ujit që ju lejon të fotografoni dhe filmoni video me cilesi të lartë edhe brenda në ujë, deri në 30 metra thellësi. Gjithashtu ajo mund të fiksohet në trupin tuaj, apo edhe në makinë apo biçikletë dhe fotografon e filmon gjithçka gjatë lëvizjeve tuaja.
Burimi: Lady Albania
+ There are no comments
Add yours