Pajisjet dhe aksesorët që duhet të keni me vete në plazh

Pajisjet dhe aksesorët që duhet të keni me vete në plazh


//

Pushimet verore në plazh janë për shumicën e njerëzve periudha më e bukur e vitit, pasi largohemi nga stresi dhe lodhja e punës, për t’u relaksuar, argëtuar dhe për të rikuperuar energjitë tona.

Plazhi dhe pushimet anës detit lidhen gjithashtu edhe me sportet ujore dhe notin, të cilat na ndihmojnë për të qënë në formë si dhe për ti dhënë më shumë gjallëri dhe adrenalinë ditëve tona të pushimeve.

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë ju duhet të keni me vete në plazh, në këtë artikull po ju këshillojmë disa nga  pajisjet dhe aksesorët kryesorë që nuk duhet t’ju mungojnë. Të gjitha i gjeni në një vend të vetëm, mjafton një telefonatë apo klikim te Dyqantaxi.com, dhe porositë ju vijnë në adresën tuaj brenda pak orëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Kapele Plazhi

Kapelet e plazhit janë një must për sezonin e verës, e sidomos për plazhin, pasi ato mbrojnë fytyrën dhe flokët tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit. Këtu do të gjeni modele të shumëllojshme kapelesh plazhi për femra si dhe për  meshkuj.

kapele

Pajisje për zhytje

Këtu do të gjeni çdo aksesor të nevojshëm për zhytje, të tilla si: set me maskë dhe tub ajri për zhytje, syze deti për zhytje për mosha të ndryshme, lopata për zhytje, pushkë deti etj.

zhytje

Set shkop selfie, bateri portative dhe qese kundra ujit

Seti që ju duhet gjithmonë me vete, në udhëtime apo në plazh i cili përmban:  bateri të jashtme për të mos patur asnjëherë telefonin pa bateri, shkop për selfie me fishë për të bërë foto dhe qese kundra-ujit për smartphone për foto brenda në ujë.

foto

 

 

Dyshek plazhi

Për të kaluar momente të vërteta relaksi në det apo pishinë, dyshekët me ajër janë të domosdoshme për të gjithë familjen. Ato zënë shumë pak vend në valixhen tuaj të plazhit prandaj mund ti merrni gjithjnë më vete.

dyshek

 

Syze dielli

E si mund të konceptohet plazhi dhe vera pa syzet e diellit? Këtu do të gjeni një gamë të gjerë modelesh me syze për femra dhe meshkuj.

syze dieli

Krem dhe vaj plazhi

Mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit është thelbësore për të evituar djegjen e lëkurës. Gjithashtu këtu do të gjeni edhe vajra për nxirje për të përfituar një ngjyrë sa më  bukur gjatë pushimeve tuaja verore.

krem plazhi

Termus plazhi

Një shumëllojshmëri termusesh të cilat punojnë me pllaka të ftohta akulli apo me elektricitet dhe sigurojnë ruajtjen e pijeve dhe ushqimeve tuaja të freskëta gjatë orëve të nxehta të verës.

termus

Burimi: Lady Albania

 

Veshjet që duhet t’i keni për këtë verë
Argëtimi i verës me Pishinat dhe Komardaret më interesante

+ There are no comments

Add yours