OSHO: Veprat e një nga spiritualistëve më të mëdhenj të shek.XX

OSHO: Veprat e një nga spiritualistëve më të mëdhenj të shek.XX


//

“Askush tjetër nuk ka qenë ndonjëherë si ju dhe askush tjetër ndonjëherë nuk do të jetë si ju, ju jeni thjesht unik, të pakrahasueshëm. Pranojeni këtë, duajeni këtë, festojeni dhe në këtë festim ju do të filloni ta shihni veçantinë e të tjerëve, bukurinë e tyre. Dashuria është e mundur vetëm kur ka një pranim të thellë të vetes, të të tjerëve dhe botës. Pranimi krijon mjedisin në të cilin dashuria rritet, tokën në të cilën dashuria lulëzon.” OSHO

Kjo është një ndër shprehjet motivuese të filozofit të madh indian, OSHO (Shree Rajneesh), një nga spiritualistët më të mëdhenj të shekullit të XX.

Osho është i njohur për kontributin e tij në shkencën e transformimit të brendshëm, vazhdon që të inspirojë miliona njerëz në mbarë botën.

OSHO arriti që t’i japë jetë bërthamës së rinovimit të qenies njerëzore, e cila është vetëdija. Ai e arriti këtë gjë me fjalët e tij, duke transformuar fenë në një “shkencë të shpirtit” duke e rilidhur me realitetin e njeriut të shekullit XX.

Veprat e OSHO nuk janë vetëm filozofike, por edhe praktike e aktuale për të shkuar në rrënjët e nervozizmit dhe patologjive psikike nga të cilat po vuan gjithnjë e më shumë shoqëria moderne.

Tek Bukinist gjenden rreth 50 vepra të përkthyera në shqip.

Disa prej tyre i gjeni më poshtë:

INTUITA

Osho thotë se intuita është e panjohshmja. Mistiku nënkupton atë që nuk njihet kurrë, e panjohshmja pra. Intuita në disa kuptime është njësoj si instikti, në një farë kuptimi ndryshon absolutisht nga instikti; në një tjetër mënyrë ndryshon absolutisht nga intelekti.

UNË JAM PRAGU

Në librin “Unë jam pragu” OSHO shpjegon se si një mjeshtër i ndriçuar i shekullit XXI Buda, një Krisht, një Lao Cw – vepron me dishepujt e tij, duke i transformuar nëpërmjet metodash të përjetshme si urtia e Bhagwan Shree-së dhe të reja si poezia e gjuhës së tij.

PËR JETËN DHE VDEKJEN

Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngrejë lart. Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju. Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot. Kjo është në duart tuaja.

JOGA, SHKENCA E SHPIRTIT

Në këtë libër OSHO shpjegon teknikat e jogës së Patanxhali, “shkencëtarit të vjetër të shpirtit” . Një libër shumë i mirë për ata që kanë vite që praktikojnë jogën dhe për fillestarët gjithashtu. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë lidhjen e fortë midis trupit dhe mendjes.

PËR NDJENJAT

“Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi. Si mund ta njohësh ti atë grua? Si mund ta njohësh ti atë burrë? Janë proçese, nuk janë gjëra. Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.”

TI JE BOTA

“Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur. Përgjigjja është brenda teje. Ti je vetëm një farë. Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si fare që pastaj të mund të lindësh si pemë.”

AI INTERVAL I ERRËT ËSHTË DASHURIA

Këtu Osho sugjeron të mos lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore.

“Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë.” – thotë Osho.

NË KËRKIM TË MREKULLISË

“Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar” – thotë Osho.

DIJET E FSHEHTA

Në njohuritë e lashta vlera i jepej jo kuptimit, por dobisë që nxirrej nga tingulli. “Për sa kohë që ju nuk e kuptoni shqiptimin e drejtë zanor, ju mund ta përsërisni mantrën, por ajo nuk ka për të funksionuar. Sot, edhe ata që futen brenda kishave, xhamive dhe tempujve, dalin përjashta duke mos marrë me vete asgjë, sepse klerikët nuk e kanë as përfytyrimin më të vogël të të fshehtave që lidhen me tempujt. Në kohët e lashta, qindra meditues krijonin brenda tempullit vibrime të veçanta tingujsh, të cilët e ngarkonin atmosferën me energji pozitive jo vetëm brenda tempullit, por edhe rreth e rrotull tij, prandaj tempulli ishte i Gjallë…

MBI FËMIJËT

Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ. Me gjithë qëllimet më të mira, prindërit, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmit na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmije qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet.

Makina e rrojës SMART nga Braun
Lodrat e drurit, të duhurat për kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijeve

+ There are no comments

Add yours