
Një Xhami Për Macet? Imami Hap Dyert e Xhamisë Për T’u Dhënë Një Strehë Të Ngrohtë Maceve Endacake Të Stambollit Në Këto Ditë Të Ftohta Dimri!
Në Stamboll gjendet një xhami ku mund të lutesh pranë maceve. Macet e rrugës në Stamboll tashmë kanë një strehë që mund ta quajnë shtëpi – falë zemërgjërësisë së imamit që hapi dyert e xhamisë që ato të ndiheshin rehat.
Mustafa Efe, imami i Xhamisë “Aziz Mahmud Hüdayi“, ka që vitin e kaluar që u ka hapur dyert maceve të rruges, dhe kjo nuk mundi të kalonte pa u vënë re nga besimtarët. Në fakt është bërë një lloj atraksioni turistik.
Dashuria e Mustafait për macet vihet re lehtësisht – ai i filmon, luan me to, madje ai i bën miqtë e tij felinë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Katër-putroshët e vegjël ndihen kaq të sigurtë dhe të rehatshëm saqë një mace mëmë solli në strehën e re të gjitha kotelet e saj një nga një duke i kapur nga qafa! (video më poshtë!)
Ajo vë putrat e saj pusharake në qilimin ku Efe falet. “Kotelja ka gjetur folenë e dhembshurisë dhe mëshirës,” shkruan Efe në Facebook.
Fotografia e gjashtë nuk është e xhamisë Aziz Mahmud Hüdayi, por është e marrë nga Sultanahmet, Xhamia Blu, që gjendet në Fatih, në anën Europiane të Turqisë. Ndërsa xhamia Aziz Mahmut Hüdayi gjendet në Üsküdar, që ndodhet në anën e Anadollit (anën Aziatike). Në Stamboll ka shumë godina publike që mund të përdoren nga macet si strehë. Veçanërisht godinat e universiteteve janë vendet më të zakonshme ku rrinë macet, psh. Fakulteti Beyazıt i Universitetit të Stambollit. Gjithashtu ka një xhami shumë afër universitetit, xhamia e Beyazıt-it. Ajo xhami ka një thënie “Buranın delisi, velisi bir de kedisi meşhurdur.” [Më të përhapurat (meşhur) gjëra këtu tek ne janë (buranın): të çmendurit (deli), të shenjtët (veli) dhe macet (kedi).]
Me temperaturat që po bien gjithnjë e më shumë mund të themi me plot gojën që miqtë katër-putroshë të Mustafait janë më se të kënaqura të bëjnë jetën e një mace shtëpie sesa të endeshin rrugëve në të ftohtë! 🙂
Post scriptum: E sheh? Sikur njerëzit të mos lidhnin dhunën dhe terrorin me fenë, gjërat do ishin shumë më mirë! Turqia është shembulli më i mirë që islami është një besim i arsyeshëm dhe paqësor.
Dhe thonë që myslimanët janë terroristë..njerëz që shpërndajnë urrejtje të mbrapshtë vetëm me të dëgjuar, njerëz që citojnë propaganda me një bindje të cilën unë nuk do mund të citoja Dostojevskin…
Studio më parë pastaj gjyko, asnjë fe nuk të mëson terrorizmin!
+ There are no comments
Add yours