Një xhaketë SMART, nga Levi’s dhe Google (VIDEO)

Një xhaketë SMART, nga Levi’s dhe Google (VIDEO)


//

Dy gjigandët Levi’s dhe Google kanë prezantuar në festivalin SXSW të Austin krijimin e tyre fantastik : një xhaketë xhins nëpërmjet së cilës mund të bësh disa veprime nëpërmjet lëvizjes së mëngëve. Dikur, madje edhe deri sot mund të dukej e pabesushme për të realizuar një xhaketë të tillë, por ja që edhe fantashkenca mund të bëhët pjesë e realitetit.

Quhet “trucker jacket” dhe me të mund të kryeni disa funksione:

Të zgjidhni muzizkën tuaj të preferuar për ta dëgjuar në kufje.

Të përgjigjeni telefonatave.

Është krijuar me teknologjinë  “Project Jacquard”, për të transformuar veshjet në një pajisje që mund të komandosh smartphone.  Kjo realizuar duke qepur fibra në stof.

Kjo xhaketë është e ndjeshme ndaj lëvizjeve. Në pulsin e mëngës së majtë ka të vendosur një “tru” teknologjik, i cili përmes një sensori “touch” . Ky sensor regjistron lëvizjen e dorës së djathtë dhe i transmeton nëpërmjet Bluetooth në telefon.

Krijuesit kanë thënë se qëllimi i krijimit të kësaj xhakete është për parandalimin e incidenteve. Për rastet kur njerëzit vendosin jetën në rrezik duke qëndruar në telefonin gjatë kur janë duk ecur apo kur janë në timon.

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours