Një tren që do të udhëtojë me shpejtësinë e zërit ???

Një tren që do të udhëtojë me shpejtësinë e zërit ???


//

Krijime të pabesueshme priten të ndodhin për fushën e transportit. Korea e Jugut synon që të krijojë trenin “ultra të shpejtë” i cili të mund të arrijë të transportojë pasagjerët me shpejtësinë e zërit.

Zyrtarët në Seul shpresojnë që ky tren  të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se 998 kilometra në orë, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga një vend në tjetrin.

Nëse krijimi rezulton i suksesshëm, do ia kalojë trenit më të shpejtë aktualisht që udhëton me 431 km/h.  Sipas “Korea Times”, treni do të jetë i shpejtë si një vetëtimë.

Shumë shtete të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Kina janë në konkurrencë për të zhvilluar këtë teknologji të së ardhmes duke u bërë lider në tregun botëror.

 

 

Volkswagen prezanton konceptin për makinën asistente, pa shofer
Toyota prezanton vizionin për makinën e së ardhmes (VIDEO)

+ There are no comments

Add yours