“Një rrëfim për dashurinë…” Dhurata romantike për Shën Valentin
Thonë se dashuria është romani i zemrës. Ashtu si dhe shumë romane dhe libra janë shkruar për të hedhur në letër historitë e mëdha të dashurisë. Ka pafund libra dedikuar dashurisë dhe historive si ajo e Romeo dhe Zhuljetës, historia Ana Kareninës, apo edhe si dashuria e Kuazimodos për Esmeraldën.
Rrëfimet më të bukura të dashurisë në gjithë kohërat kanë qenë një nga dhuratat më romantike për njeriun e zemrës. Nëse partneri juaj, është një libradashës atëherë nuk ka dyshim që një rrëfim për dashurinë do të ishte dhurata më e bukur për të.
Më poshtë po ju prezantojmë disa nga librat shkruar për dashurinë, që janë botuar së fundmi dhe janë ndër më të lexuarit.
Sugjerimet e mëposhtme si edhe shumë të tjera mund t’i gjeni online në www.bukinist.al , platfroma më e madhe për shitjen online të librave në Shqipëri. Librin që dëshironi mund ta porosisni online, me mesazh në Facebook dhe Instagram si edhe në numrin e telefonit +35544508282. Bukinist jua dërgon librat në çdo qytet të Shqipërisë, dhe gjithashtu kudo në botë.
Thjesht një histori dashurie nga Anna Premoli
Libri më i ri i mbretëreshës së romancave vjen në pikun e festës së Shën Valentinit. Një tjetër roman shpërthyes dhe super romantik i Anna Premolit, një autore me gjysmë milionë kopje të shitura.
Serenata” është një vepër madhështore e muzikës së jetës. Është romani që fillon më një thirrje për dashuri, vijon si një sonatë drithëruese, i magjeps lexuesit si një simfoni e fuqishme.
Thuamë se më dashuron…” nga Erich Maria Remarque
Ky libër sjell një anë të ndjeshme private, por edhe plot pasion të Remarkut: Në të janë përfshirë letrat që ai ia dërgon të dashurës së tij Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku.
Librat, motivimi më i madh për zhvillim personal
Libri është motivuesi dhe këshilluesi më i mirë për jetën, karrierën, studimet. Ja një listë sugjerimesh nga Bukinist.al me disa libra nga autorë e specialistë të njohur, të cilët ju ndihmojnë për fusha të ndryshme me këshilla dhe motivojnë. FJALIMET TED nga Chris Anderson Ky është libri më i mirë..
Atëherë puthmë nga Roberto Emanuelli
Një histori që tregon se: “Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë.”
Dashuri e ndaluar nga Halit Ziya Uşakligil
Një histori dashurie dramatike që lind në një vend të ndaluar. Të gjithë ata që janë dhënë pas telenovelës turke me të njëjtin titull, tani kanë mundësinë që të lexojnë librin, të autorit të njohur Halit Ziya Uşakligil, një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë turke në shekullin e XX.
Sërish dashuri nga Doris Lessing
Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të ruajtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj. Duke të ridimensionuar edhe njëherë kujtimet, të shkuarën, të përditshmen, moshën, pamjen, shpirtin, profesionin, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.
Njëmbëdhjetë minuta nga Paulo Coelho
Ose mund të zgjidhni historitë e famshme të Coelho-s.
Mos bjer në dashuri me mua nga Nicola Yoon
Autorja bestseller ndërkombëtar, Nikcola Yoon vjen me një tjetër libër në shqip, por kësaj radhe me një roman për dashurinë. Ai është vlerësuar një roman i gjallë, shpresëdhënës që eksploron identitetin, familjen, dashurinë për shkencën e dashurisë dhe shkencën në përgjithësi, lëndën e errët dhe lidhjen mes tyre.
Lule, çokollata dhe letra ?! Këtë Shën Valentin uroni dhe festoni ndryshe.
Lulet kanë qenë tradicionalisht mënyra më e mirë për të shprehur ndjenjat për personin e zemrës. Çokollatat, darkat romantike dhe udhëtimet sigurisht që mbeten zgjedhjet më të mira për të festuar ditën e dashurisë. 3 dhuratat më të zgjedhura për ditën e Shën Valentinit janë lulet, letrat dhe çokollatat. Por..
Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie nga Mitsi Valaka
“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar.”
+ There are no comments
Add yours