
Një makinë fluturuese nga Google
Google ka prezantuar projektin më të ri dhe fantastik: MAKINA FLUTURUESE. Përfaqësuesi i Google Larry Page, ka prezantuar projektin fantastik për makinën fluturuese, e quajtur Kitty Hawk Flyer.
Një mjet fluturues që mund të mbajë një person dhe të shkojë deri në 5 metër lartësi. Duket si një dron gjigant me një pilot të ulur në të. Për këtë mjet nuk nevojitet të kesh lejë piloti. Projekti është miratuar dhe certifikuar nga Administrata e Aviacionit. Kompania ka thënë se nevojitet vetëm pak minuta për ta mësuar këtë makinë fluturuese.
Kitty Flyer mund të dalë në shitje në fund të vitit dhe cmimi për të mund të jetë $2,001.
Burimi: thedrive.com
+ There are no comments
Add yours