Së shpejti një makinë elektrike nga Volkswagen që karikohet për 15 minuta

Së shpejti një makinë elektrike nga Volkswagen që karikohet për 15 minuta


//

Volkswagen ka ndërtuar një makinë të re elektrike e cila mund të udhëtojë deri në 500 km me një cikël karikimi. CEO i Volkswagen Matthias Müller, ka thënë se planifikohet që të mund të karikohet për 15 minuta tërësisht dhe të kushtojë më pak se modelet e makinave me karburant.

Nuk është dhënë ende një datë e lancimit, por mendohet të dalë në vitin 2025.

Müller tha se ky projekt ishte një sfidë për të gjithë skuadrën e inxhinierëve që punonin në kompani. Qëllimi i tyre ishte ndërtimi i një makine elektrike që do të ofronte një gjatësi udhëtimi prej 500 km, me kohë karikimi vetëm 15 minuta dhe që do të kushtonte më pak se makinat e zakonshme që përdoren aktualisht.

Projekti i plotë përfshinte ndërtimin e një veture dyvendëshe, një minibusi dhe një veture të madhe luksoze.

Me synim për tu bërë lider i prodhimit të makinave elektrike.

 

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours