Një ishull privat për… 322 euro!

Një ishull privat për… 322 euro!


//

Në mes të miliona njoftimeve në platformat që rezervohen ambiente për të kaluar pushimet, mes tyre do të gjeni një vend që do ju dërgojë largë nga të gjithë. Vendodhja e tij? Belize, në Amerikën Qendrore. Pamja që ofron? Një dritare mbi një uji të kristaltë dhe shkëmbinj koralorë, pa asnjë komshi rrotull.

322 euro. Është çmimi për të fituar luksin dhe qetësinë e një ishulli privat për një natë. Megjithatë reservimi është i mundur për minimumi tre ditë, taksat dhe transporti nga fshati Placencia deri tek ishulli janë të përfshira.

Në këtë ishull, vizitorët mendojnë të luajnë Robinson Kruzonë, ndonëse të vetmuar, nuk do kenë kohë për t’u mërzitur. Në fakt ka edhe një program, që përfshihet në çmimin e rezervimit, që parashikon disa aktivitete sportive dhe çlodhëse si për shembull zhytje në apne, peshkim apo kajak.

XVM4d7d4f36-f690-11e5-b43d-d3e44501530b-805x453

Ambienti është ideal për një arratisje romantike që premton një intimitet të plotë (kur rezervoni ishullin, ai është krejtësisht vetëm për ju), një bashkim familjar apo një takim të paharruar me miqtë. Sepse ishulli mund të pres mes katër dhe gjashtë personave.

“Ishulli i zogjve” (ky është emri) është klasuar me pesë yje. Komentet e vizitorëve që kanë jetuar këtë eksperiencë unike janë të gjitha elozhuese ndaj vendit dhe pritësit, Fredit, një pensionist amerikan.

Kini parasysh që ishulli është i mbyllur në dy periudha që ka shira të fuqishme, nga 15 qershori deri në 15 korrik dhe nga 15 shtatori deri në 15 tetor. Aktualisht, që është periudha e thatë (nga janari në qershor), shtëpia nuk është e rezervuar në të gjitha datat e sezonit por shumë shpejtë rrezikoni të gjeni të prenotuar çdo datë…

 

Zaha Hadid, arkitektja që ka mahnitur botën me mrekullitë e saj
Vizitë ekspres në portën hyrëse të Orientit të largët

+ There are no comments

Add yours