Modelet më të mira të kufjeve Bluetooth për ngarjen e makinës dhe për aktivitete sportive

Modelet më të mira të kufjeve Bluetooth për ngarjen e makinës dhe për aktivitete sportive


//

Kush është shofer me siguri e di se ngarja e makinës kërkon përqëndrimin maksimal për një siguri sa më të lartë të drejtimit të mjetit dhe për shmangjen e aksidenteve të ndryshme.Dhe komunikimi përmes telefonit gjatë kohës së ngarjes së makinës përbën nja faktor kryesor aksidentesh pasi shpërqëndron shoferin. Gjithashtu komunikimi me telefon gjatë ngarjes së makinës është i ndaluar me ligj dhe është objekt i gjobave të ndryshme nga Policia rrugore.

Prandaj, është tejet e këshillueshme përdorimi i kufjeve Bluetooth, përmes së cilave ju mund të vazhdoni të qetë komunikimin duke i pasur të dyja duart në timon.

Gjithashtu kufjet Bluetooth janë të domosdoshme edhe kur ju merreni me aktivitete sportive dhe dëshironi të dëgjoni muzikë apo të komunikoni përmes telefonit, duke u ndjerë totalisht të lirë nga telat e kufjeve të zakonshme, të cilat janë shumë të bezdisshme nëse jeni në palestër apo duke vrapuar në natyrë.

Në këtë artikull po ju sjellim disa nga modelet më inovative të kufjeve Bluetooth, të rekomanduara nga Dyqantaxi.com, dyqani online më i madh në Shqipëri, ku mund të porosisni produktet tuaja të preferuara vetëm me një klikim ose telefonatë nga Tirana dhe çdo qytet tjetër i Shqipërisë, si edhe nga Kosova.

Modelet kryesore të kufjeve Bluetooth që po ju sugjerojmë në këtë artikull i përkasin  markës “Plantronics”, marka  më e mirë në tregun botëror për kufjet dhe të cilat janë me 1 vit garanci dhe vijnë eksluzivisht në Shqipëri përmes Dyqantaxi.com, si dhe markës “Platinet” gjithashtu me 1 vit garanci.

Ja modelet kryesore të kufjeve Bluetooth të cilat do të ndryshojnë totalisht ekperiencën tuaj të ngarjes së makinës dhe të aktiviteteve sportive:

1.Kufje Bluetooth Plantronics Explorer 110

Këto kufje kanë një dizajn shumë elegant dhe minimalist, të cilat ju lirojnë duart nga telefoni dhe ju mund t’u përgjigjeni telefonatave pa e prekur kufjen fare, vetëm nëpërmjet komandave zanore. Kufja ju njofton kur keni një mesazh apo telefonatë të re, ju informon për nivelin e baterisë së kufjes dhe gjithashtu përfshin edhe një mbajtëse për kufjen e cila vendoset në makinë.

rrrrrr

2.Kufje Bluetooth Plantronics Explorer 50

Përmes këtyre kufjeve, ju mund të vazhdoni komunikimin me telefon  apo të dëgjoni muzikë, si dhe të  ndiqni drejtimet e GPS-it, pa pasur nevojë të mbani telefonin tuaj në dorë apo të bezdiseni nga kufjet e zakonshme me fishë. Këto kufje mund të lidhen me 2 telefona njëkohësisht dhe ju informojnë kur ka ardhur momenti që të vihen në karikim. Janë ideale si për drejtimin e mjetit ashtu edhe për aktivitete sportive.

wwwwww

3.Kufje Bluetooth Plantronics Discovery 975-R

Këto kufje Plantronics janë të një cilësie maksimale dhe përdorin teknologjinë e avancuar Dual-mic AudioIQ 2 për anullimin e zhurmave duke mbajtur të qartë tingullin e zërit. Mund të lidhen me 2 telefona njëkohësisht dhe mund të përdoren deri në 9.5 metra distancë.

ssssss

4.Kufje Bluetooth Plantronics Backbeat BBT903 +/R

Këto kufje janë ideale për telefonat iPhone më të fundit. Kanë teknologjinë Altec Lansing sound, për një audio më të pasur, dhe më të qartë, si dhe teknologjinë për anullimin e zhurmave, duke e bëre tingullin shumë të pastër. Bateria mban mbi 5 orë për muzikë apo telefonata dhe mbi  5 ditë stand by.

ddddddd

5.Kufje bluetooth me mikrofon për sport Platinet PM1067

Këto janë një tjetër model kufjesh shumë cilësore dhe të dizajnuara posaçërisht për aktivitetet sportive dhe i përkasin markës gjithashtu shumë të njohur “Platinet”. Realizojnë lidhje me telefonin deri në 10 metra distancë dhe janë të pajisura me kontroll për volumin. Janë të përshtatshme për telefonat sparthone Android, iPhone, Ipad dhe për Windows dhe përmes tyre mund të degjohet muzikë deri në 6 orë apo të flitet në telefon deri në 5 orë rrjesht.

xxxxxx

Një larmishmëri të madhe modelesh të kufjeve Bluetooth për ngarjen e makinës dhe për aktivitete sportive mund të gjeni te Dyqantaxi.com në këtë link si dhe duke telefonuar në numrin: 035544507878

Burimi: Lady Albania 

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours