Modelet e syzeve të diellit që çdo femër duhet t’i ketë këtë verë !

Modelet e syzeve të diellit që çdo femër duhet t’i ketë këtë verë !


//

Vera nuk mund të konceptohet pa syzet e diellit, pasi ato janë të domosdoshme për të mbrojtur sytë nga rrezet e dëmshme ultraviolet, por  janë njëkohësisht ndër aksesorët më të bukur për femrat.

Nëse ende nuk dini se çfarë syzesh do të ishin  më të përshtatshme  për këtë sezon, Dyqantaxi.com, na sugjeron disa nga modelet më trendy dhe më të bukura të syzeve të diellit, bazuar në tendencat më të fundit të modës.

Këto syze mund të bëhen tuajat me çmime fantastike dhe vetëm me një telefonatë ose një klikim te Dyqantaxi.com dhe ato mbërrijnë në adresën tuaj brenda 24 orësh në Tiranë apo rrethe.

  1. Syze dielli origjinale Carrera me xham shumëngjyrësh: Një model shumë elegant syzesh origjinale Carrera, të cilat vijnë në variantin unisex. Kanë një skelet ngjyrë gri transparent dhe xham shumëngjyrësh të pajisur me filtra për një mbrojtje optimale ndaj rrezeve UVA.Syze dielli origjinale Carrera me xham shumëngjyrësh
  2. Syze dielli origjinale Carrera ngjyrë e gjelbër neon: Një model origjinal shumë i bukur dhe unik syzesh dielli, ideale për verën falë stilit dhe ngjyrës së gjelbër neon. Xham transperent me disa filtra mbrojtës ndaj rrezeve UVA.Syze dielli origjinale Carrera ngjyrë e gjelbër neon
  3. Syze dielli origjinale Carrera me skelet ngjyrë rozë: Syze shumë të bukura dhe ideale për verën. Kanë një formë xhami gati të rrumbullakët ngjyrë gri transparente dhe një skelet ngjyrë rozë shumë trendy.Syze dielli origjinale Carrera me skelet ngjyrë rozë
  4. Syze dielli origjinale Carrera model Aviator: Syze dielli shumë të bukura origjinale Carrera në model Aviator. Me skelet të zi të hollë dhe xham pa ploarizim në ngjyra të veçanta verore. Një mbrojtje ideale ndaj rrezeve UVA.Syze dielli origjinale Carrera model Aviator
  5. Syze dielli elegante me skelet të bardhë: Model elegant dhe klasik me skelet të bardhë dhe xham transparent ngjyrë e zezë. Janë imitim shumë i mirë i syzeve Chanel dhe sigurojnë një mbrojtje optimale ndaj rrezeve UVA.Syze dielli elegante me skelet të bardhë
  6. Syze të zeza me punime me gurë: Një model shumë i bukur syzesh në stilin Aviator me xham të zi transparent dhe skelet të zi me punime me gurë ngjyrë gri. Janë imitim shumë i mire i syzeve Versace dhe sigurojnë një mbrojtje optimale ndaj rrezeve UVA.Syze të zeza me punime me gurë
  7. Syze dielli me xham pasqyrë: Syze dielli me skelet metalik me xham shumë të qartë me efekt pasqyre në 5 ngjyra të ndryshme. Shumë trendy dhe mbrojtese ideale nga rrezet UVA.Syze dielli me xham pasqyrë
  8. Syze dielli me skelet elegant të hollë: Syze shumë elegante me skelet të hollë në ngjyrë të zezë ose kafe. Kanë një xham cilësor për mbrojtje ideale nga rrezet UVA.Syze dielli me skelet elegant të hollë

 

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours