
28 modele baterish të jashtme për të karikuar në çdo situatë telefonin dhe pajisjet tuaja elektronike
Në ditët e sotme telefonat celularë smartphone janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë, pasi na shërbejnë për të komunikuar me të afërmit, miqtë dhe kolegët, për t’u informuar rreth të rejave të fundit, dhe janë një domosdoshmëri në menaxhimin e punëve tona të përditshme, pasi na ndihmojnë të nisim emaile dhe dokumente në kohë reale, të kryejmë pagesa online apo të shikojmë dhe editojmë materiale të ndryshme kudo që mund të ndodhemi.
Duke marrë parasysh rëndësinë e telefonit dhe tabletave në kohët moderne, njëri nga problemet kryesore është sigurisht bateria dhe karikimi i tyre, e cila nuk mban shumë gjatë, për shkak edhe te aplikacioneve dhe programeve të shumta të instaluara në to, si dhe për shkak të konsumimit të lartë të informacionit si pasojë e përdorimit të internetit.
Dyqantaxi.com na këshillon bateritë e jashtme të telefonit, si një zgjidhje optimale për të shmangur surprizat e pakëndshme të fikjes së telefonit në momentet kur kemi shumë nevojë për të. Dyqantaxi.com ofron një larmishmëri me 28 modele baterish të jashme, të cilat variojnë nga ato që karikohen me panel diellor, deri tek bateritë me përmasa shumë të vogla dhe praktike për t’u mbajtur në dorë, dhe së fundmi deri tek bateritë me 2 porta, të cilat lejojnë karikimin në të njëjtën kohë të dy pajisjeve të ndryshme.
Më poshtë po ju listojmë disa nga modelet kryesore të baterive të jashtme të cilat mund ti gjeni dhe porosisni online te Dyqantaxi.com:
Kjo bateri elegante mund të karikojë telefona, tableta, kamera ose çdo pajisje tjetër 5V. Ajo është e përbërë nga molekula Polimer Litiumi dhe ka një kapacitet prej 6000mAh, që mundëson karikimin e telefonit tuaj mbi 2 herë të plota për një kohë të shkurtër.
Kjo është një bateri e hollë, e lehtë dhe shumë praktike për t’u mbajtur me vete. Por veçantia e kësaj baterie janë gominat e vogla me vakum të cilat ngjiten në pjesën e mbrapme të telefonit dhe e bëjnë baterinë njësh me telefonin. Ka një kapacitet prej 6000mAh dhe e karikon telefonin mbi 2 herë të plota.
Bateria e jashtme me panel diellor është një zgjidhje ideale për personat që janë në udhëtim, pasi ajo përveç se karikohet me energji elektrike, mund të karikohet dhe nëpërmjet rrezeve diellore falë panelit solar të instaluar në të. Gjithashtu është rezistente ndaj shiut dhe është e pajisur me prozhektor për të ndriçuar rrugën natën, çka e bën perfekte për udhëtimet në natyrë. Kjo bateri ka 2 porta USB për të karikuar 2 pajisje njëkohësisht.
Kjo është një bateri me kapacitet prej 6600 mAh e cila e karikon baterinë e celularit 100% deri në 3 herë. Eshtë e pajisur me 2 porta USB dhe mundëson karikimin e pajisjeve të ndryshme si telefon, MP3, GPS apo tablet.
Kjo është një bateri e jashtme e firmës Gjermane Intenso me një dizajn elegant dhe e disponueshme në 4 ngjyra të ndryshme: e zezë, e bardhë, e kuqe dhe blu. Ka një kapacitet prej 2600 mAh, që lejon karikimin e celularit mbi 1 herë të plotë.
Burimi : Lady Albania
+ There are no comments
Add yours