Modë: 7 kombinimet e duhura për Vjeshtë 2019

Modë: 7 kombinimet e duhura për Vjeshtë 2019


//

Pas disa muajsh duke veshur veshjet e verës plot ngjyra, printime aventureske dhe meme, vjeshta duket sikur na rikthen në kombinime më klasike.

Në këtë stinë të vitit zakonisht fokusohemi tek veshje më të thjeshta dhe ngjyra më të zbehta. Shpesh në vjeshtë, veshjet më të thjeshta janë më të besueshme, veçanërisht në ato ditë kur moti ndryshon në mënyrë drastike brenda disa orëve.

Ne kemi zgjedhur 7 kombinime, duke përfshirë veshje ku mund ta gjejnë veten persona me shije të ndryshme. Xhaketa, funde, pantallona, pupa, atlete, stiletto etj.. Sugjerimet tona u frymëzuan nga një kërkim online të koleksionit të ri në faqen më të madhe të blerjeve online në Shqipëri www.aladini.al

A e dini se në Aladini mund të bësh porosi vetëm me një klik dhe të paguash kur merr produktin. Madje porosia mund tju vij në adresën tuaj brenda 3 orësh nëse zgjedh opsionin Aladini Ekspres.

Ne zgjodhëm 5 kombinimet që do ju tregojmë më poshtë tek Aladini Fashion. Ju jeni të lirë të bëni zgjedhjen tuaj duke klikuar këtu

Kombimi i parë “Clasic autumn”

Një kombinim klasik me aksesorë të domosdoshëm. Pallto e lehtë vjeshtore, cantë e vogël lehtësisht e kombinueshme dhe stileto ngjyrë vishnje.

Kombinimi i dytë “Suits Season”

Kostum i zi i domosdoshëm në garderobën tuaj. Mund ta vishni në përditshmëri me një t shirt dhe atlete dhe të ndiheni shumë bukur, por mund ta kombinoni dhe për një mbrëmje dhe prap të dukeni shumë “chic”.

Kombinimi i tretë “Casual”

Një  kombinim i thjeshtë për një pamje klasike dhe ndjesi komode. Pantallona klasike ngjyrë jeshile, bluze me jakë V, xhaketë e hollë me ngjyra vjeshte dhe pupa ngjyrë bezhë.

Kombinimi i katërt “Dress and Go”

Një veshje në koherencë me tendencat e fundit 2019-2020. Fustan ngjyrë mustard me mëngë të gjata, pulovër trendi e njohur këtë vit si tendenca e pulovrës së gjyshes, si dhe atlete të bardha me mbishkrime të verdha për një kombinim perfekt me fustanin.

Kombinimi i pestë “Stylish”

Kombinimi i duhur për ju që e doni modën dhe guxoni. Xhaketë xhins me dizajn në pjesën e pasme shumë stil. Bluze me printim dhe fund i shkurtër lëkurë.

Kombinimi i gjashtë “Color of autumn”

Ngjyra e vjeshtës do ju bëjnë të dukeni më bukur. Xhaketë e hollë me thekë, bluze ngjyrë pana, pupa shumë të rehatshme dhe një cantë jeshile për të plotësuar veshjen tuaj.

Kombinimi i shtatë “Stay warm”

Një golf i ngrohtë ngjyrë mustard, fund pana material i leshtë dhe një palë pupa për rehati maksimale. Mund ta kombinoni dhe me atlete nëse dëshironi.

Pazari i librit në TEG, oferta deri në -60%
Cili është Droni më i mirë në treg?

+ There are no comments

Add yours