Mercedes Benz prezanton “autobusin e së ardhmes” (VIDEO)

Mercedes Benz prezanton “autobusin e së ardhmes” (VIDEO)


//

Gjigjandi  i automjeteve, Mercedes Benz, duket se do të sjellë një risi për transportin publik . Ai ka prezantuar “autobusin e së ardhmes”. Ky autobus ka një program drejtimi me vetëkontroll, më një sistem drejtimi pa pilot.

mercedes-benz-future-bus-citypilot-daimler-netherlands_dezeen_936_13

Sistemi i drejtimit pa pilot, përdor radarët dhe navigatorët për të kontrolluar lëvizjen në rrugë. Autobusi përdor teknologjinë e “Daimler’s City Pilot” dhe përfshin 10 kamera me sistem radari me rreze të shkurtër e të gjatë, me anë të të cilave ndihmon autobusin që të gjejë veten në pozicionin e rrugës.

2016-mercedes-benz-future-bus-25_1468873798-519690

Autobusi mund të komunikojë përmes Wi-Fi me infrastrukturën rrugore për të marrë info mbi statusin e dritave të trafikut, duke pasur përparësi në rrugën e tij nëpërmes dritave të gjelbra.

Autobusi është testuar për 20 kilometra në rrugët e Amsterdamit dhe nuk ka pasur asnjë problem, por është shoqëruar me një shofer nëse do të kishte diçka emergjente.

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours