Mbetjet e trishta të programit Sovietik të anijes kozmike

Mbetjet e trishta të programit Sovietik të anijes kozmike


//

Ralph Mirebs, nje fotograf dhe eksplorue urban ne Rusi, ka publikuar disa foto të jashtëzakonshme të një programi hapsinor Sovietik i cili qëndron i pluhurosur në një hangar në Kazakistan. Hangari i braktisur ndodhet në Kosmodromin Baikonur në Kazakistan, i cili vazhdon të jetë operativ (me mbylljen e programit hapsinor të NASA-s, anijet sovjetike janë e vetmja mundësi për astronautët që të arrijnë nëpër stacione hapsinore ndërkombëtare). Prototipi Buran i gjetur nga fotografi, është i një epoke më të hershme – janë mbetjet e fundit të një programi hapsiror që filloi më 1974 dhe u mbyll përfundimisht në 1993. I vetmi mission që modeli Buran ka arrikur, Orbiter 1K1, është një fluturim orbital pa ekuipash. Fatkëqësisht, kjo anije u shkatërrua duke u rrëzuar në një hangar në 2002. Fotot e shkrepura nga Mireb rrëfejnë për një program hapsinor të braktisur mbërthyer në kohë. Le të shpresojmë që fotografitë e tij të frymëzojnë qeverine Ruse për ti vendosur këto anije në një muze, aty ku e kanë vendin.

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours