Lodrat e drurit, të duhurat për kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijeve

Lodrat e drurit, të duhurat për kreativitetin dhe inteligjencën e fëmijeve


//

Ideja për të mos përdorur lodrat plastike, mbështetet fort në filozofinë se imagjinata është çelësi i të mësuarit dhë i zhvillimit tek fëmijët. Lodrat “moderne” të ditëve të sotme janë bërë shumë të thjeshta, mjafton një shtypje butoni dhe më pas çdo gjë vazhdon vetë, pra pa asnjë përfitim të marrë.

Kanë vetëm një përdorim, një funksion dhe është e vështirë për një fëmijë që ta përdorë atë me imagjinatë dhe kreativitet.

Prandaj shumë specialistë dhe psikologë rekomandojnë përdorimin e lodrave të drurit, të cilat stimulojnë imagjinatën e fëmijëve dhe ju japin atyre mundësinë që të bëjnë krijimet e tyre me këto lodra.

Këto lojra nuk kanë lidhje me tekonologjinë dhe gjithçka, çdo pjesë e tyre ka të bëjë me lejimin dhe ndikimin e zhvillimit tek fëmija, për të krijuar botën e tyre.

Ja cilat disa nga lodrat e drurit, të rekomanduara për fëmijët e moshave. Këto lodra dhe shumë të tjera mund t’i gjeni shumë thjesht në www.dyqantaxi.com

KUBE DIDAKTIKË

Një lojë druri, e cila ndihmon për njohjen e ngjyrave dhe formave nga fëmijët. Përbëhet nga dru gome, i një cilësie të lartë. Është e përshtatshme për fëmijë mbi 18 muajsh.

Përfitimi: Zhvillon aftësitë motorike dhe gjatë lojës mund të kuptoni disa cilësi të fëmijs si durimi, këmbëngulja dhe shkathtësia.

MJETE PUNE

Një set me mjete pune, për djemtë e vegjël. Përmban të gjitha veglat për ndërtim, si kaçavida, vida, sharrë.

Përfitimi: Mund të përdoret si një metodë mësimore- edukative, shumëllojshërmia e tematikës, formës dhe funksionit zhdërvjelltësojnë aftësitë motorike e logjike të fëmijës.

LOJA MASTERMIND

Një lojë interesante dhe argëtuese. E krijuar nga një dru cilësor dhe jo i dëmshëm.

Përfitimi: Ndikon në të menduarin dhe të arsyetuarin e fëmijëve.

 LABIRINT I VOGEL ME RRUAZA

Labiriti që ju ndihmon për të mësuar fëmijëve tuaj ngjyrat dhe format e objekteve.

Përfitimi: Mund të ndihmoni fëmijët që të shfaqin aftësitë e tyre, të shkathtësisë, përqendrimit dhe kapjen vizuale të imazhit të objekteve.

MARIONETA DRURI  MAGJISTARI I OZIT

Lodra tradicionale dhe me një vlerë të jashtëzakonshme. Krijuar prej druri dhe është më shumë e përshtatshme për fëmijët e modhës mbi 5 vjecc.

Përfitimi: Ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e imagjinatës, prezantimin e dramatikës, socializimin dhe zhvillimin e të folurit.

SET PAZËLL FSHATI

Puzell me fshatin është një lojë edukative për fëmijë, duke ju mundësuar që të njohin dhe të eksplorojnë imazhet.

Përfitimi: Puzell është një mjet i rëndësishëm, siguron njohuri dhe zhvillim mendor tek fëmijët. Fëmija mund të zgjerojë njohuritë dhe të ndjejë kënaqësinë e arritjes së qëllimit.

OSHO: Veprat e një nga spiritualistëve më të mëdhenj të shek.XX
Produktet erotike më të shitura në Shqipëri dhe Kosovë

+ There are no comments

Add yours