LODRA të veçanta për më shumë kreativitet dhe inteligjencë

LODRA të veçanta për më shumë kreativitet dhe inteligjencë


//

Të gjithë fëmijët janë inteligjentë, plot kureshtje e kreativitet.  Në ditët e sotme prindërit  mund të vihen përballë problemit apo gabimit që shpesh bëjnë, duke i dhënë fëmijëve një telefon për të luajtur në vend të lodrave.

Sipas shumë psikologëve kreativiteti dhe inteligjenca e fëmijëve kanë një ndikim të madh nga lodrat që ju i blini atyre. Fëmijët do të arrijnë të shprehin edhe më mirë mendimet, dëshirat apo dhuntitë e tyre.

Nëse nuk jeni të sigurt se cfarë lodrash mund të blini, ja disa ide :

VALIXHE ME LOJËRA SHTËPIE

Lojëra të veçanta, të përshtatshme për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit sepse zhvillojnë aftësinë krijuese. Kjo valixhe përmban një manual me ilustrime ku jepen ide te ndryshme për lojra. Fuga, rrathë, topa ping pongu, bojëra akrilike, penela, lapsa për të luajtur 2 apo më shumë fëmijë.

KOPSHTI MAGJIK

Për fëmijët që ju pëlqen te krijojnë, për “kimistët e vegjël” të cilët mund të rrisin kopshtin e vet magjik.

Do të realizojnë imazhin më kristalet e veçanta, më pas hidhet lëngu i cili plotëson gjithë punën fantastike.

LAPTOP BABY CARROT

Vogelushët kanë laptopin përshtatur për ta. Një tastierë edukative që ndihmon fëmijët të mësojnë dhe njohin kafshët me tingujt dhe emrat.

 

TAVOLINA E MËSIMIT

Në tavolinën e vogël fëmijët mund të luajnë dhe mësojnë bashkë me personazhet e Disney. Me lojëra të ndryshme për të vizatuar apo formuar.

LOJËRAT KREATIVE PINO

Lojërat PINO, janë të krijuara me dru të shëndetshëm për të mos dëmtuar fëmijët tuaj.

Tematikat e tyre, për të mësuar kafshët, shkronjat numrat, Loja Mos u nxeh, ndikojnë në nxitjen e inteligjencës, stimulojnë kujtesëen.

 

 

PLASTELINA PLAY- DOH

Plastelina mund  të përdoret për projekte të ndryshme, punë të ndryshmë kreative . Ndikon në zhvillimin e imagjinatës si dhe të menduarin kritik.

 ELEKTRIKU I DORËS

Lodra me të cilën fëmija mëson duke luajtur. Një llapmë led, një pjesë motorrike dhe shumë pazëlla për të mësuar historinë e energjisë dhe të zbulojnë sekretet që bënë ndryshimin në mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike.

TRUPI I NJERIUT

Një lojë zbavitëse për të zbuluar strukturën e trupit të njeriut dhe karakteristikat e tij. Përbëhet nga një seri pazell, ku secila do të ndikoje në zbulimin e trupit të njeriut hap pas hapi: nga skeleti në organet, nga lëkura deri te veshjet. Ndihmon fëmijët të njohin ne menyre te thjeshte pjesët baze të skemes se trupit, dhe nxit zhvillimin e të menduarit logjik, vëzhgimit dhe bashkëpunimit.

NUMËRO KOSHAT DHE ARGËTOHU ME CLEMENTONI

Loja që ndihmon fëmijët të mësojne numrat, ngjyrat dhe format.

 

SETET ME LIBRA  DHE CLEMENTONI

Libra dhe lojëra të cilat mësojnë fëmijët për fusha të ndryshmë, si elektriciteti, alienologjia, libri i diturisë dhe shumë të tjera.

10 ide dhuratash për Shën Valentin, të cilat mund t’i gjeni online
Librat që ndikojnë më shumë në suksesin tuaj

+ There are no comments

Add yours