Libri, dhurata ideale për festa. Ja disa sugjerime.
Festat e fundvitit nuk kanë kuptim pa dhurata. Dhurata perfekte për këdo, për çdo moshë është një libër, kur bëhet zgjedhja e duhur për të. Tek Bukinist.al gjatë ditëvë të festave ju përfitoni ulje për librat që dëshironi. Mund ta porosisni librin online nga çdo qytet i Shqipërisë por edhe nëse ndodheni jashtë saj.
Ja disa nga librat që ju mund të gjeni tek Bukinist.al, si një dhuratë që do të mbetet shumë e pëlqyer.
Premtimi i Krishtlindjes nga Richard Paul Evans
Një histori dashurie nga mjeshtri i librave për festa, Richard Paul Evans. Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim – deri në vigjiljen e Krishtlindjes – ata duhet të shtiren sikur janë çift.
Jeto për ta treguar nga Gabriel Garcia Marquez
Jeto për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.
Hajdutja e librave nga Markus Zusak
“Ja një fakt i vogël. Do të vdesësh. 1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
Mikesha gjeniale nga Elena Ferrante
Një roman jashtëzakonisht aktual, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, I cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt I historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.
Ishulli nën det nga Isabel Allende
Një roman ndryshe i Isabel Allende, një rrëfim magjik dhe një shtegim i thellë në kërkim të lirisië së individit: “Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.” – këtu zë fillë historia e këtij romani, ngjarjet e të cilit tregojnë betejat kundër skllavërisë që në shekullin e XVIII
Një familje thuajse e përsosur nga Jane Shemilt
Kryeson listat letrare në mbarë botën, – një triller i jashtëzakonshëm për të cilin flasin të gjithë. Ai është përkthyer në të paktën 18 gjuhë të botës.
Ujë për elefantët nga Sara Gruen
Një udhëtim mahnitës brenda në zemër të Amerikës. Sara Gruen përdor talentin e saj si shkrimtare për të sjellë atë botë të gjallë te lexuesi, i cili ndien e shijon çdo fjah të saj, duke kthyer në realitet një ëndërr artistike.
Vajza në tren nga Paula Hawkins
Gratë e diktatorëve nga Diane Ducret
Historia sado të njihet e sado të shkruhet, ende ka hapësira për të thënë diçka të re, të paparë e të padëgjuar për shumëkënd. Asnjë skrupull nuk i ndal diktatoret drejt synimit të tyre. Filozofia është një: sundim me çdo kusht e me çdo mjet.
DHURO NJË SET LIBRASH
Magjia e Paulo Coelhos, dhurata ideale e festave
Set me tre libra, Triologjia e historisë Aleksandri dhe Tatiana
1.“Kalorësi i Bronztë” paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve.
2.Tatiana dhe Aleksandri
3. Kopshti veror
Personazhi kryesor, Theodor Deker, është edhe tregimtari i romanit, një adoleshent i Manhatanit, jashtëzakonisht i zgjuar dhe shumë i lidhur me të ëmën, një grua e kulturuar dhe e vetmuar, idhnak kundrejt të atit, një ish – aktor i Brodueit dhe i alkoolizuar. Jeta e Theos tronditet gjatë një vizite në muze kushtuar artit flamand.
+ There are no comments
Add yours