Librat që ndikojnë më shumë në suksesin tuaj

Librat që ndikojnë më shumë në suksesin tuaj


//

Librat e mirë shërbejnë gjithmonë si mësuesit më të shkëlqyer në shumë fusha të jetës. Një ndikim të madh kanë edhe në fushën profesionale , duke shërbyer si këshillues, orientues për mendime e veprime më të zgjuara.

Platforma e librave Bukinist.al rekomandon disa tituj apo sete librash, si ndihma juaj për të arritur më shumë sukses.

Për ju për ju që dëshironi të rriteni profesionalisht , për ju që sapo keni filluar një pozicion të ri punë, apo sapo keni filluar të drejtoni një kompani apo organizatë.

Nëse jeni në kërkim të suksesit, ja disa sugjerime:

Për sekretet e fatit dhe realizimin e ëndrrave

Shpesh herë na ndodh që të biem viktimë e stresit dhe vështirësive të jetës, por diçka mund të të shërbejë si një shtysë e fortë, të motivon që të rifitosh normalitetin dhe ti gëzohesh gjithçkaje që ke përreth. Këto tre libra e kanë brenda tyre atë që po kërkon ti: “Murgu që shiti ferrarin e vet”, “Kush ma ka lëvizur djathin” dhe “Na ishte një herë një lopë”. Nëse ka gjëra për të përmirësuar në jetën tuaj, mos hezitoni t’i bëni pjesë.

Zbulo dhe realizo veteveten – set 3 libra

Nëse do të shpalosësh atë që ke brenda vetes, talenti, pasuria dhe mirëqenia janë tri prej gjërave të pashmangshme. Sekretet e secilit prej tyre i zbulojnë Daniel Coyle dhe Wallace D. Wattles, të cilat kanë ndryshuar jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Pse jo edhe jetën tënde….

ORIGJINALËT  – Adam Grant

Më i vlerësuari nga mendjet më të spikatura të botës së biznesit. Për arsye se iu vjen në ndohmë për të mësuar nga…

  • Një sipërmarrës i cili i paraqet projektet e tij duke zbërthyer arsyet se pse nuk duhet investuar;
  • Një punonjëse te Apple e cila doli kundër Steve Jobs duke qenë tri shkallë më poshtë në hierarki.
  • Një analistë që përmbysi rregullat e fshehtësisë në CIA.
  • Një milarder, magjistar i botës së financave, i cili i pushon nga puna ata që nuk i shprehin kritikat.
  • Një zyrtar te televizioni ATV i cili edhe pse nuk merrej fare me sektorin e serialeve humoristike e shpëtoi “Seinfeld” nga skualifikimi në studion e programacionit.

Mendja që të çon te paraja, – Set 3 libra

“Mendja që të çon te paraja” është i konceptuar për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë atyre që nuk presin nga fati për tu shtuar pasuria dhe mirëqenia e tyre. “Paratë dhe ligji i tërheqjes”, “Përse duam që ti të jesh i pasur” dhe “Sekretet e mendjes milionere” të mësojnë disa teknika që të çojnë tek këto thesare.

FJALIMET TED 

libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë. Libri që të mbush me shpresën se fjalët munden, në ditët tona, të ndryshojnë botën.

Suksesi në shitje me mësuesit e mëdhenj

Shitja e produkteve dhe shërbimeve në një kompani është çelësi kyç për suksesin e një kompanie. Ne thjeshtë iu rekomandojmë mësuesit e mëdhenj të kësaj fushe: Zig Ziglar dhe Brian Tracy. Ky duhet të jenë patjetër në bibliotekën e kompanisë tuaj.

 “Zero te Një” nga Peter Thiel  

“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. I shpallur si një nga librat më të lexuar dhe më me vlerë.

Suksesi në biznes me Brian Tracy

E ku ka më mirë sesa të kesh këshilltar të biznesit tënd Brian Tracy, trajnuesi më i mirë në botë për drejtimin dhe suksesin në shitjen e produkteve dhe shërbimeve.

LODRA të veçanta për më shumë kreativitet dhe inteligjencë
Ulje që nuk janë parë asnjëherë, Dyqan Taxi sjell mbi 700 produkte 90% më lirë

+ There are no comments

Add yours