Librat, motivimi më i madh për zhvillim personal

Librat, motivimi më i madh për zhvillim personal


//

Libri është motivuesi dhe këshilluesi më i mirë për jetën, karrierën, studimet. Ja një listë sugjerimesh nga Bukinist.al me disa libra nga autorë e specialistë të njohur, të cilët ju ndihmojnë për fusha të ndryshme me këshilla dhe motivojnë.

FJALIMET TED nga Chris Anderson 

Ky është libri më i mirë rreth të folurit dhe komunikimit publik, i shkruar nga Chris Anderson, krijuesi i platformës TED. Nëse doni të flisni bukur, dhe në modën dhe standardet e shekullit të XXI, ky është padyshim udhëzuesi më i mirë

ÇELËSI I TALENTIT nga DANIEL COYLE 

Vatrat e talentit janë zakonisht vende të mistershme, dhe gjëja më e mistershme është se talenti aty harliset krejt papritmas. Libri ”Çelësi i Talentit’ zbulon misteret e ekzistencës së talentit, aty ku ai gjendet. Madhështia nuk është e lindur, – ajo rritet.

BON TON: Etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar nga Olesia Leço 

një manual sjelljesh dhe kodesh komunikimi dhe jetese, të pranuara gjerësisht si vlera, për të jetuar më mirë. “Bon Ton” është pikërisht ajo shija e mirë, ajo nevoja që kemi për të qenë të edukuar, mbi të gjitha për të qenë të edukuar me ata që ndeshemi përditë, në përditshmërinë tonë, në ambjentin ku jetojmë.

MJAFT MENDUAT, FILLONI TË JETONI nga Richard Carlson

Nëse doni ti largoni lehtësisht mendimet negative që iu vijnë rëndon në kokë gjatë përditshmërisë, dhe të nisni rrugëtimin e harmonisë, nuk ka këshilltar më të mirë sesa Richard Carlson. Ai është një nga këshilluesit dhe motivuesit më të besuar të miliona amerikanëve dhe të lexuesve të tjerë në mbarë botën.

FUQIA E MENDIMEVE nga BURBUQE RAUFI 

Libri “Fuqia e mendimeve” është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time.Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t’i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekondë që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: “Çfarë duhet të bëj”?

ZERO TE NJË nga PETER THIEL 

“Zero te Një” është guida e plotë, e zgjuar e çdo njeriu që do të ndërtojë një biznes në ditët tona, sepse Peter Thiel është mjeshtri i kryemjeshtrave dhe mendjeve më të suksesshme të sipërmarrjes. I shpallur si një nga librat më të lexuar dhe më me vlerë

LUMTUROHUNI nga Dr. Anthony Gunn

Këshillat e thjeshta dhe të drejtpërdrejta të Dr. Anthony Gunn, do t’ju ndihmojnë të gjeni rrugën drejt lumturisë që zgjat. Duke ju treguar se si të reflektoni në mënyra të reja mbi përvojat tuaja personale dhe mjedisin që ju rrethon, këshillat praktike në librin Lumturohuni, do t’ju ndriçojnë rrugën drejt lumturisë jetëgjatë. Lexoni për të zbuluar 120 këshillat motivuese se si të lumturoheni!

ORIGJINALËT nga Adam Grant 

Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj.

SI TË PËRBALLEMI ME SPORVAT E JETËS nga Christopher Hamilton

“E mira dhe e keqja gjenden te njëra-tjetra dhe përzihen në nivel universal: lumturia dhe mjerimi, mençuria dhe marrëzia, virtyti dhe vesi. Asgjë nuk është tërësisht dhe plotësisht më vete.” – këtë ndarje na ndihmon libri që ta bëjmë në jetë..

Më mençur, më shpejt, më mirë nga Charles Duhigg 

Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes. Nga autori i bestselleri- it te New York Times “Fuqia e shprehisë”.

Këto libra janë pjesë edhe e konkursit të realizuar nga Bukinist.al për librin më të mirë të vitit 2016. Nëse dëshironi ju mund të bëni votimin tuaj KËTU.

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours