Librat e dashurisë, dhurata e veçantë e Shën Valentinit

Librat e dashurisë, dhurata e veçantë e Shën Valentinit


//

Thonë se dashuria është romani i zemrës. I shkruar e i jetuar nga dy persona, çdo moment e ndjenjë e vendosur aty. Në prag të Shën Valentinit, mund të vendosni që ndjenjat tuaja t’i shprehni ndryshe, me fjalët e autorëve më të mëdhenj që kanë shkruar për dashurinë, një roman apo një libër me këshilla të ndryshme për marrëdhënien në çift.

Bukinist.al sjell disa sugjerime… Zgjedhjen më pas e bëni ju, kudo ku jetoni sepse Bukinist sjell librat në çdo qytet të Shqipërisë.

Mund të zgjidhni një roman…

PREMTOJ TË GABOJ nga Pedro Chagas Freitas 

“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar.

Dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

FQINJA  Alice Clayton 

Një romancë e bukur, e mbushur me skena sensuale, komike dhe personazhe interesante.. Është zgjidhje ideale për ta ndarë me të dashurin tënd, sidomos në ditë të tilla si Shën Valentini, por për ata që e duan njëri tjetrin, dita e dashurisë është çdo sekond të jetës.

DASHNORI I KINËS SË VERIUT nga Marguerita Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit “Dashnori”, gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë.

PACIENTI ANGLEZ nga Michael Ondaatje 

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

DASHURIA NË KOHËRAT E KOLERËS nga Gabriel Garcia Marquez 

Një nga romanet më të mëdhenj për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit.

Set 4 libra, PASIONI I ÇMENDUR I GREIT 

Pse jo një dhuratë me historinë më të pëlqyer të kohëve të fundit, aventura dhe pasioni më i çmendur.

MUNDIMET E HUMBURA TË DASHURISË nga William Shakespeare

Shekspiri dhe komeditë e tij mbeten gjithmonë një zgjedhje e duhur pa dyshimin më të vogël.

NJË ME TY nga Sylvia Day 

“Një me ty”, është një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës “Crossfire”, një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën.

Mund të gjeni këtu edhe librat e tjerë të autores.

Nëse keni nevojë për një këshilltar për të dy, ja disa nga zgjedhjet që mund të bëni:

5 GJUHËT E DASHURISË nga Gary Chapman 

Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme… Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni…. Sa pak thoni “TË DUA”, sa rrallë e dëgjoni “TË DUA”!

Metoda e Geri Chapman do ju ndihmoj që thjesht me fjalët tuaja dhe të njeriut të zemrës të rizbuloni fjalën më të bukur në botë.

TË JETOSH, TË DASHURORSH, TË KUPTOHESH  Leo Buscaglia 

Një cikël leksionesh i profesorit të madh amerikan, mbi tema themelore të jetës njerëzore të trajtuara në mënyrë të kapshme për të gjithë. Dashuria mësohet si çdo gjë tjetër në jetë. Ajo nuk përkufizohet dot me fjalë, mbi të gjitha është një mënyrë të jetuari dhe të bën të ndihesh gjallë.

LETRA DASHURIE TË BURRAVE TË MËDHENJ

Një libër i frymëzuar nga filmi “Sex and the City”.

ÇIFTET (Historitë më të famshme të dashurisë) nga Barbara Sichterman

Historitë më të famshme të dashurisë: nga Tristani dhe Izolta te Romeo dhe Zhuljeta, duke kaluar nga Napoleoni dhe Zhozefina, Salvator Dali dhe Gala.

Këto janë vetëm disa nga sugjerimet, por ju mundtë shikoni edhe pafund zgjedhje të tjera tek Bukinist.al

Dallimet mes Tonerave për Printer
10 ide dhuratash për Shën Valentin, të cilat mund t’i gjeni online

+ There are no comments

Add yours