Libra për tu lexuar gjatë vjeshtës. 8 sugjerime nga Bukinist.al

Libra për tu lexuar gjatë vjeshtës. 8 sugjerime nga Bukinist.al


//

Vjeshta është ndoshta për shumë lexues stina perfekte për të lexuar libra. Ka diçka magjike kjo stinë, që të jep dëshirën që pasditet apo disa orë të ditës t’i kalosh në rreshtat e librave. Për të fiksuarit pas librave, nëse nuk e keni vendosur ende se çfarë të lexoni gjatë ditëve të vjeshtës Bukinist ju sjell disa rekomandime.

Më poshtë po ju listojmë 10 prej tyre bashkë me një përshkrim të shkurtër, por KËTU mund të gjeni edhe shumë tituj të tjerë.

1.Dashuria në kohërat e kolerës nga Gabriel Garcia Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. Me përkthim nga Mira Meksi.

2.Gruaja e këpucarit nga Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë. Nuk kalon shumë kohë dhe familja e Enzës pëson një fatkeqësi. Edhe ajo detyrohet të shkojë në Amerikë së bashku me të atin, për të siguruar të ardhmen.

Çiro është bërë këpucar shumë i njohur. Por sapo ka filluar Lufta e Parë Botërore, dhe Çiroja përfshihet në vorbullat e saj. Ndërkohë, Enza punon në një fabrikë në Hoboken… Më pas fillon karrierën si rrobaqepëse në Metropolitan Opera House, duke depërtuar me kujdes në luksin e salloneve të Manhattanit, në botën sensacionale të muzikës, me Enrico Caruson.

3.Milk and Honey nga Rupi Kaur

Bestseller botëror absolut, pasi ka kryesuar përgjatë dy viteve të fundit të gjitha lsitat e platformave më të mëdha të botës në tregun e librit. Ajka e mendimit vjen përmes vargut; fjalë të lëndimit, dashnisë, thymjes dhe shërimit

4.Mbiemri i ri nga Elena Ferrante

Një roman përpirës, rrëzëllitës, i jashtëzakonshëm, pjesë e një sage epike, mbi absurditetin, kompleksitetin dhe bukurinë e qenies njerëzore.

5.Dorëshkrim i gjetur në Akra nga Paulo Coelho

Kryevepra më e fundit në shqip e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho.

6.Qëllo tashmë jam i vdekur nga Julia Navarro

Një tjetër kryevepër nga Julia Navarro në shqip: “Qëllo, tashmë jam i vdekur”. Rrëfimtarja na çon në një udhëtim nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, ku trajton aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.

7. Virgjëresha holandeze nga  Marente De Moor

Ky roman mistik në raportin e dashurisë së Janës me mikun e ngushtë të të atit, e vendos këtë roman në një raport përvojash kontradiktore dhe çoroditëse. Mjeshtria e rrëfimit, sidomos në këtë vepër, e çon autoren Marente de Moor në majat më të larta të letërsisë holandeze dhe në vitin 2014 mori çmimin europian për letërsinë. Kjo vepër është përkthyer në 11 gjuhë.

8. Unë më parë se ti nga Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin “Simitja me gjalpë”, di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t’i ndodhin më pas do ta bëjnë normale.Uill Trejnëri e di që aksidenti me motor i ka hequr dëshirën për të jetuar. E di që gjithçka i duket pa vlerë e pa gëzim dhe e di mënyrën se si mund t’i japë fund gjithë kësaj. Ajo që Uilli nuk e di është se Luja do të hyjë në botën e tij me një larmi ngjyrash. Dhe asnjëri prej tyre nuk e di se ka për ta ndryshuar tjetrin njëherë e përgjithmonë.

Librat mund t’i porosisni online dhe Bukinist jua dërgon kudo, edhe jashtë Shqipërisë.

Epoka e Skënderbeut, vjen në lojën e parë strategjike shqiptare (VIDEO)
Doni të ndryshoni ngjyrën e flokëve çdo ditë? Shikoni këtë Bojë- Pluhur

+ There are no comments

Add yours