Lexoje këtë para se të blesh një laptop

Lexoje këtë para se të blesh një laptop


//

Lexoje këtë para se të blesh një laptop

Nëse do të blesh laptopin më të mirë që është e mundur, kujdesu të plotësosh këto 5 kritere.

Se cilin laptop duhet të blesh nuk është pyetje fort e lehtë. Pavarësisht se në cilën kategori çmimi po kërkon, zgjedhjet janë të shumëllojshme. Nuk ekziston një laptop që është më i mirë nga gjithë të tjerët. Kjo pasi përdorues të ndryshëm kërkojnë gjëra të ndryshme nga laptopi i tyre. Ndaj kur njerëzit pyesin, cila është marka më e mirë e laptop-ve ne nuk kemi një përgjigje  por një listë. Kjo listë përbëhet nga disa kritere që çdokush duhet t’i marrë parasysh, para se të blejë një laptop të ri.

  1. Madhësia

Kur vjen puna tek laptop-ët madhësia ka rëndësi. Në varësi të përdorimit që do i bëni laptopit tuaj duhet të zgjidhni dhe madhësinë e tij. Madhësia e ekranit në këtë rast përfaqëson edhe madhësinë e gjithë laptopit. Nuk mund të rritet apo zvogëlohet më pasi ta kesh blerë, ndaj duhet menduar mirë. Madhësitë e laptopëve variojnë nga 11.6 inç, deri në 17.3 inch

Shumica e laptopëve që shohim në përdorim janë të madhësisë nga 13.3 inç deri 15.6 inch. Këta konsiderohen laptopët mesatarë dhe përdoren gjerësisht. Ata që janë 11 inch janë laptopët e vegjël që keni parë, ndërsa 17-shët janë më të mëdhenjtë.

Në rast se lëvizshmëria është prioriteti yt, atëherë do të këshillonim të zgjidhje njërin nga laptopët e vegjël Windows. Janë më të hollë dhe shumë më të lehtë se laptopët e mëdhenj. Kërko për laptopët që variojnë nga 11.6 deri tek 13.3 inch dhe që peshojnë 1kg deri në 1.5kg. Kjo do të të lejonte ta merrje laptopin kudo me vete dhe të punoje rehat.

Duhet të dish se laptopët nën madhësinë 13.3 inch shpesh nuk ofrojnë suport për grafikat e avancuara Intel Core i7. Gjithashtu nuk përmbajnë kartat grafike aq cilësore sa ato që gjenden në laptopët 15.6 inç. Shpesh laptopët e vegjël kanë më pak porta si usb apo usb-c në numër. Si dhe më pak larmishmëri partash gjithashtu. Ndaj nëse keni ndërmend të luani me laptop dhe ta lidhësh me mjete të tjerë? Një laptop i vogël shumë praktik në lëvizje mund të mos jetë i duhuri për ty.

Përtej përmasave të ekranit, ekzistojnë disa klasifikime të ndryshme laptopësh ndër të cilët mund të zgjidhni.

Ultrabooks quhen laptopët shumë të hollë dhe shumë të lehtë. Ata i japin përparësi formës fizike mbi fuqinë kompjuterike që ofron laptopi. Këta janë shumë të bukur, por nuk mund të ngarkohen tepër me punë. ASUS Zenbook dhe Lenovo’s Yoga janë dy laptopë të tillë.

Ndryshe nga këta, kategoria Notebooks ofron një miksim të mirë midis fuqisë dhe lëvizshmërisë. Nëse po kërkon për një Notebook, atëherë ju sugjerojmë të nisni me Dell XPS 13 apo HP’s Envy x360.

Laptopët e konvertueshëm në tableta njihen si Convertibles në anglisht apo laptopet 2-në-1. Këta tipa kompjuterash të lëvizshëm janë laptopë tastjera e të cilëve mund të paloset nga pas. (Siç bëjmë me librat kur lexojmë shtrirë) falë një menteshe 360 gradëshe. Në shumë modele tastiera mund të shkëputet plotësisht nga laptopi, duke e kthyer atë në një tabletë. Surface Go nga Microsoft dhe  Chromebook nga Acer bëjnë pjesë në këtë kategori.

Në fund, gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend. Për çfarë do ta përdorni laptopin?

Asnjëherë nuk ka një madhësi që u përshtatet të gjithëve. Disa kërkojnë laptopë të lehtë se i ngrejnë çdo ditë. Të tjerë i duan me cilësi të larta grafike. Pasi i përdorin për punë me video apo lojrat e fundit elektronike. Të duhet një laptop me jetë të gjatë baterie? Duhet të shohësh tek ata më të mëdhenjt. Njohuria është fuqi. Ndaj pasi ta kesh vendosur se cilën madhësi laptopi po kërkon, zgjedhjet e metejshme bëhen më të lehta.

  1. Cilësia e ekranit

Meqë do qëndroni para ekranit me orë të tëra sigurohuni që të zgjidhni një ekran që nuk të lodh sytë. Gjithashtu ofron cilësi të lartë figure.

Në fillim duhet të vendosni nëse doni që laptopi i ri të ketë një ekran me prekje. Në ditët tona ekranet me prekje janë kudo dhe i lehtësojnë gjërat. Por ekranet “me touch” kanë një shtresë të shndritshme e cila e bën ekranin më reflektiv. Ekranet reflektive nuk janë gjë e mirë kur do të shohësh filma në laptop. Nëse e ke shumë problem këtë faktor atëherë zgjidh një laptop të cilit nuk i preket ekrani.

Tani mund të flasim pak për rezolucionin e ekranit në laptopin tuaj të ri. Formati 1920×1080-pixela (Full HD)  është i këshillueshëm. Nëse doni të keni një ekran që i përmbush të gjitha nevojat e punës, plus ato të argëtimit. Disa modele të reja ofrojnë edhe rezolucionin superior 4K. Por duhet të themi se kjo është një kosto e shtuar mbi produkte, që edhe pa to janë të shtrenjta. Ekranet 4K janë padyshim më të mirët. Momentalisht ato u hyjnë në punë më tepër se kujtdo, krijuesve profesionistë. Nëse je një fotograf apo videograf do kërkosh laptopët që ofrojnë saktësi më të lartë ngjyrash. Gamë kolori dhe standarde HDR.

  1. Cilësia e tastierës

Nëse keni ndërmend të shkruani një roman do duhet të zgjidhni një laptop që ka tastierë të rehatshme dhe cilësore. Do ju rekomandonim të mos zgjidhnit laptopë me tastiera ku ka taste për lloj-lloj shenjash e funksionesh. Këto tastiera bëhen tepër të lodhshme kur kërkon të gjesh shenja të caktuara si shigjetat apo tastin e fshirjes.

Tastierat më të mira janë ato që i kanë tastet në madhësi të plotë dhe me hapësirë midis tyre. Sidomos është e rëndësishme që tastet të ofrojnë pak hapësirë që ndihmon shumë gjatë përdorimit. Tastet duhet të kenë rezistencën e duhur kur i shtyp. Sigurohuni që tastiera e laptopit të ketë dritë. Në këtë mënyrë do të mund ta përdorni edhe në ambiente me dritë të dobët.

  1. Procesori, CPU

Procesori, të cilit i referohemi shpesh edhe si çip i kompjuterit në laptopin tuaj të ri duhet të jetë nga Intel. Mendoni Core i3, Core i5, and Core i7. Një procesor Intel e tregon veten teksa përballon ngarkesën kur laptopi është duke bërë disa procese njëkohësisht. Intel Core i3 gjendet tek kompjuerat më ekonomikë, ndërsa Core i5 shtë çfarë gjendet brenda shumicës së laptopëve të sotëm. Core i7 është për ata që kërkojnë performanca të superfuqishme nga kompjuterat e tyre. Ama duhet thënë se laptopët me Core i7 kanë tendencën të lëshojnë shumë nxehtësi nga poshtë.  Ndaj kjo mund të kthehet në shqetësim, nëse do ta mbash laptopin në prehër për një kohë të gjatë.

Disa nga laptopët e mëdhenj tani kanë procesorë Intel Core i9. Këta laptop janë aq të fuqishëm saqë rivalizojnë edhe disa nga kompjuterat e zyrave, por kanë një çmim ndjeshëm më të shtrenjtë se laptopët me Core i7, Core i5 apo Core i3.

Lidhur me këtë:

Mund të gjeni edhe laptope dhe notebook-ë që kanë procesorë AMD Ryzen Mobile. Në rast se e do laptopin për të luajtur videolojra, procesori Ryzen Mobile nga AMD është shumë joshëse si opsion pasi zakonisht çiftohet me kartën grafike Vega e cila gjithashtu është e prodhuar nga AMD. Sëbashku këta ofrojnë më shumë cilësi grafike sesa produktet e Intel.

  1. Memoria RAM

Sa herë që kompjuteri juaj do kryejë një detyrë, p.sh. të luajë një video, përmbajtja ruhet në memorien RAM para se të merret nga procesori. Sa më shumë RAM të kesh, aq më shumë detyra mund të ruhen njëherësh, duke e lejuar procesorin të punojë më shpejt. Nëse do të përdorni aplikacione që kërkojnë shumë kapacitet, atëherë sigurohuni të zgjidhni një kompjuter me sa më shumë memore RAM.

Dikur rrallë të duheshin më shumë se 4GB RAM për të marrë performancën maksimale nga laptopi, por në ditët tona minimumi që do ju duhet është 8GB RAM. Nëse do ta përdorni laptopin fuqishëm atëherë ju sugjerojmë të zgjidhni një me 16GB RAM. Ndërsa lojtarët e videolojërave duhet të synojnë tek 32GM për të patur eksperienca fantastike me lojrat. Natyrisht,ata që do t’i përdorin laptopët për të edituar foto dhe video do të duan të marrin kompjuterin laptop që ofron maksimumin e RAM-it.

Këto 5 pika janë çfarë ju sugjerojmë të merrni në konsideratë para se të blini laptopin tuaj të ri. Por nësë do të  ishte më mirë një Macbook, një Windows apo një Chrome mund ta zbuloni në artikullin: Guida më e saktë e laptopëve në qarkullim

Guida: Si të blej një televizor?
Telefon i pathyeshëm dhe i lirë që mund ta gjeni online

+ There are no comments

Add yours