Lëkurë delikate? Ja si të realizoni një rruarje të mirë?

Lëkurë delikate? Ja si të realizoni një rruarje të mirë?


//

Kur bëhet kalimi nga një makinë rroje me rrotullim apo një brisk manual, do të duhet ca kohë për lëkuren tuaj për t’u përshtatur me metodën e re të rruarjes. Është njësoj si vija ndarëse e flokëve tuaj: duhet kohë që ato të kalohen nga anësore në pjesën e mesit. Kështu që jepini kohë.

Në ofertë 5990 lekë

Makinat e rrojes kanë nevojë për fuqi motorike më të madhe se makinat e qethjes. Gjithashtu kanë nevojë për tehe më cilësorë dhe rezistent. Këto dy faktorë i bëjnë makinat e rrojes më të shtrenjta. Megjithatë tregu është i mbushur me makina rroje të lira sepse klientët i kërkojnë. Një makinë rroje më e lirë se 5000 lekë nuk do ju japë sodisfaksionin e duhur. Ndërsa për makinat e qethjes mund të blihen edhe modele më të lira.

Hapat për një rruarje më të mire:

Hapi 1

Sigurohu që makina e rrojës është e karikuar. Nëse do rruheni me bateri duhet të kini parasysh që ndikon sa bateri ka makina e rrojes. Kur është drejt fundit fuqia ulet ndjeshë rrjedhimisht edhe cilësia e rruajtjes.

Hapi 2

Provo të rruhesh para se të lash fytyrën, pasi lëkura bëhet disi më e enjtur pas larjes.

Hapi 3

Pas disa ditëve pa u rruar, psh. pas një fundjave, duhet të shkurtoni mjekrën tuaj të bërë si kashtë para se të rruheni. Pra nuk mund të rruheni me makinë rroje kur mjekra është e gjatë.

Handsome unshaven man looking into the mirror in bathroom

Hapi 4

Dhe tani, ndiz makinës e rrojës. Tërhiqe lëkurën me dorën e lirë para se të fillosh të rruash zonat më të ndjeshme apo ato që kanë nevojë për një rruarje më të afërt. Kjo gjë lejon një rrëshqitje më të lëmuar mbi lëkurë.

Hapi 5

Mbaje makinën në këndin e drejtë (90°) me lëkurën tënde dhe rruaj në drejtim të kundërt me atë të rritjes së mjekrës. Gjithashtu mbaj mend të shmangësh kalimin mbi të njëjtën zonë çdo herë e më shumë, pasi kjo shmangie rrit mundësinë e mos-irritimit të lëkurës.

Hapi 6

Mbaj presionin për të arritur edhe rruajtjen më të mirë të mundshme. Nuk është nevoja për të ushtruar aq forcë sa me briskun manual.

Hapi 7

Pastroje makinën e rrojës rregullisht. Mos pastrimi duket sikur nuk ndikon por me kalimin e kohës ai i ul fuqinë motorike makinës dhe mprefjen briskut. Në çdo makinë rroje duhet të vijë një shishe e vogël me lëng për pastrim dhe një furçë.

Ne rekomandojmë zëvendësimin e pjesëve prerëse të makinës çdo 18 muaj duke qenë se ato janë pjesë e veshjes së saj. Mos përdor shumë presion dhe vazhdo në këtë mënyrë!

Çfarë duhet të dini për ngrohjen e shtëpisë suaj
Pse duhet të bëni patjetër blerje këtë fundjavë?

+ There are no comments

Add yours