Ky tipi shpenzoi 4 vjet për të “rritur” një kishë prej pemëve

Ky tipi shpenzoi 4 vjet për të “rritur” një kishë prej pemëve


//

Kisha e përbërë prej pemeve të rritura nga Brian Cox është e jashtëzakonshme, por kur zbulon që atij ju deshën vetëm 4 vjet për ta realizuar bëhet edhe më mbresëlënëse. Cox zgjodhi me kujdes mes një varieteti të gjërë pemësh për kishën e tij. Disa prej tyre kanë trungje në ngjyrë të gurtë ndërsa disa të tjera kanë një gjethnajë të bollshme duke siguruar kështu që kasha do të ketë gjithmonë dritë natyrale në brëndësi dhe hije nga dielli. Sekreti i tij është që Cox zotëron një kompani kopshtarie të quajtur Treelocations e cila angazhohet të ri-mbjellë pemë të rritura. Pikërisht kjo ia plotësoi dëshirën për të realizuar kishën e tij në vetëm 4 vjet, duke i mundësuar të mbillte pemë të mëdha aty ku dëshironte të fortifikuara me skelet hekuri. Frymëzimi i tij vjen prej udhëtimeve qe kishte kryer dhe kishave që kishte vëzhguar gjatë këtyre udhëtimeve; “Dola një ditë në kopështin tim dhe mendova, ‘Ajo hapsirë ka nevojë për një kishë’ – dhe kështu nisi gjithçka. Pastrova vëndin në Prill të vitit 2011 dhe realizova kornizën e hekurt, duke u bazuar tek konstruktet e kishave që kasha vëzhguar gjatë udhëtimeve të mia.”

Një shkallë që mund ta vendosësh në çdo pemë
Ky shtrat i varur mund të jetë një nga shpikjet më relaksuese

+ There are no comments

Add yours