Dhjetë kështjellat më të bukura në Europë, ndër to edhe ajo e Krujës

Dhjetë kështjellat më të bukura në Europë, ndër to edhe ajo e Krujës


//

Pamjet më të mrekullueshme, historitë më të vecanta, histori njerëzore, dhe dashurie , fantazma, karantina, luftëra, të gjitha këto dhe pafund histori i gjeni nëse do të vizitoni disa kështjella në Europë. Cilat janë kështjellat që nuk duhet t’i lini pa vizituar dhe pa njohur historitë e tyre?

1.Kështjella Bran, Rumani

Ndodhet pranë Branit në Rumani, në Europën juglindore, në kufirin mes Vllahisë dhe Transilvanisë. Është e famshme për kontin Vlad Drakul, që frymëzoi personazhin e Bram Stokerit, Drakula. Bastioni i kësaj kështjelle është një mrekulli arkitekturore.

Kështjella Bran është një prej destinacioneve turistike më të mëdha në Rumani, sepse shumë adhurues të librave dhe historianë të legjendave me vampirë janë vizitorë të kësaj kështjellë.

Screen-Shot-2015-09-02-at-12.59.05

2.Kështjella e Krujës, Shqipëri

Ndodhet në juglindje të Europës, në qytetin e bukur të Krujës në Shqipëri, në lartësinë 557 metra, kjo kështjellë tregon guximin me të cilin ajo u ndërtua. Pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdhenj të turqve në shekullin 15, Kjo kështjellë i rezistoi tre rrethimeve të mëdhenj të turqve në shekullin nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga ushtria turke, Skënderbeu i ngatërroi turqit duke dërguar një kope dhish me qirinj që digjeshin, të cilët ua kish lidhur tek brirët. Turqit menduan që ishte një sulm. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm dhe i mundi turqit.

Kështjella e Krujës ka një muze i cili ka dokumentuar bëmat dhe mban sende të Skënderbeut.

kruja

3.Kështjella e Kotorit, Mali i Zi

Kotori në Mal të Zi është i rrethuar nga Kroacia, Serbia, Shqipëria, dhe Bosnja.

Kështjella e San Giovannit u ndërtua rreth shekullit 9 dhe ka qenë pjesë e regjimeve të ndryshëm si perandoroia bullgare, republika serbe dhe venedikase, otomanët, francezët, britanikët dhe italianët.

Qyteti dhe kështjella u kanë rezistuar shumë pushtimeve. Një mbishkrim tek porta tregon shumë për historinë :“Atë që u përket të tjerëve nuk e duam, atë që është e jona nuk do e dorëzojmë kurrë”.

kotor-fortress

4.Kështjella e Carevetsit, Bullgari

Kështjella e Carevetsit, ishte një prej kështjellave kryesore të Perandorisë Bullgare nga 1185 deri në 1393.

Kështjella gjigande ka tre hyrje: hyrja kryesore në perëndim, hyrja e dytë e njohur gjithashtu si Porta Asenova në veriperëndim dhe, hyrja e tretë e njohur si Porta Frenkhisarska në jugperëndim.

Në pjesën veriore të kështjellës, mbi lumin Jantra ekzistonte një dritare ekzekutimesh, dhe tradhëtarët hidheshin në lumë prej saj. Më vonë, në shekullin 16 këtu u ndërtua një manastir. Pjesa qëndrore e kështjellës përbëhet nga pallati mbretëror, dy hyrje betejash dhe dy kulla betejash.

Screen-Shot-2015-09-02-at-14.45.16

5.Château de Commarque, Francë

Kjo kështjellë qëndron mbretërisht mbi një projeksion shkëmbor në luginën e lumit La Beune. Ajo u ndërtua në shekullin 12 me kërkesë të abatit të Sarlatit. Fillimisht kishte një kullë të thjeshtë prej druri, e cila u ngrit për qëllime fetare.

Kulla u zëvendësua më vonë nga një kullë guri dhe kështjella u zgjerua më tej për të fortifikuar vendndodhjen e saj. Château De Commarque ka mbijetuar përgjatë kohërave historike të Luftës 100 vjecare dhe luftërave fetare në Francë, një kohë kur katolikët iu kundërvunë protestantëve.

Besohet se kështjella është ngritur mbi një shpellë prehistorike.

Screen-Shot-2015-09-02-at-14.47.10

6.Kështjella e Dunluce, Irlandë

Ndodhet në Irlandën Veriore e ndërtuar në skajet e një shkëmbi përgjatë bregdetit të Antrimit verior. Kjo kështjellë shërbeu si një prej strukturave më të fortifikuara për më shumë se 1000 vite.

Dunluce Castle

7.Kështjella e Charleville, Irlandë

Është një kështjellë me stil gotik, në Irlandë. Kështjella u ndërtua mes viteve 1798 dhe 1810 dhe është një dëshmi e aftësive ndërtuese të irlandezëve.

Sipas historisë thuhet se toka mbi të cilën u ndërtua kështjella ka qenë një manastir i lashtë, dhe një vend i shenjtë i Druidëve. Qarkullojnë zëra për fantazma dhe ndodhi paranormale. Kështjella është e hapur për publikun, për ceremoni martesore, xhirime filmash dhe koncerte.

aerial2

8.Kështjella e Edinburgut, Skoci

Është ndërtuar në shëkullin 9, mbi një vullkan të shuar. Kjo kështjellë iu ka rezistuar luftërave të panumërta, revolucioneve dhe konflikteve. Kështjella ka qemerë, një labirint me tunele nëntokësorë, dhe biruca ku mbaheshin të burgosurit e luftës. Labirinti nëntokësor i tuneleve lidhet me 120 dhoma që dhe e gjithë zona njihet si Sheshi i Kurorës. Qemerët ndoshta përdoreshin si karantina gjatë epidemive vdekjeprurëse.

edinburgh-castle

9.Kështjella Predjama, Slloveni

Ndodhet në jug të Europës , Predjana është një kështjellë e papenetrueshme 700-vjecare, në një shkëmb 123 metra. E gjithë ndërtesa është ngritur nën një hark të formuar nga shkëmbinj, për këtë kështjella është vështirë e arritshme. Kështjella ruhet si një muze dhe në të gjenden sende të mrekullueshme si armë dhe piktura të një kohe të shkuar.

pension_silvia_castle_of_predjama_03

10.Kështjella e Chillinghamit, Angli

E famshme për dëshmitë për shfaqje fantazmash dhe ndodhi paranormale në kohët e fundit, kështjella e Chillinghamit në Northumberland të Anglisë u ndërtua rreth shekullit 12 si manastir. Ajo ishte shtëpia e Mbretit Eduardi I i cili luftoi gjeneralin e famshëm të ushtrisë skoceze, Uilliam Uallace në vitin 1298.

Duke lënë mënjanë rëndësinë historike dhe popullaritetin që ka fituar për shkak të ndodhive paranormale kohët e fundit, kjo kështjellë është e disponueshme për publikun për funksione private dhe martesa.

Aktualisht zotërohet nga historiani i famshëm, Sir Humphry Uakefield, një ekspert mbi arkitekturën historike.

BrodickCastle500 (3)

 

10 Fshatrat turistikë më të bukur në Shqipëri
Vendet më sekrete në botë ku askush nuk mund të shkojë

+ There are no comments

Add yours