Kartagjena: Destinacioni i ri ekzotik!

Kartagjena: Destinacioni i ri ekzotik!


//

Nga viti në vit ekzotikja është gjithnjë e më shumë në modë në këtë sezon të vitit. Kjo vlen gjithashtu edhe për destinacionet turistike, ku kërkesa për të vizituar vende të reja që nuk i kemi parë më parë sa vjen e rritet.

E tillë është Kartagjena, jo ajo e Spanjës, ndonëse në të dyja vendet flitet spanjisht për arsye të historisë koloniale sapnjolle të vendit. Besoj e keni kuptuar se për ku bëhet fjalë. Është në Amerikën Latine, më saktë në Kolumbi.

Por përse të shkoni në një vend kaq të largët, përveç se është ekzotik, Kartagjena e Kolumbisë është vendi i privilegjuar i romaneve plon ngjjyra të shkrimtarit të madh Gabriel Garcia Marquez dhe gjithashtu një qytet antik kolonial ku dikur “mbinte flori”.

Kartagjena është një qytet ku mbretëron një atmosferë njësoj si ajo e Havanës së viteve ’40 me një arkitekturë që përzien haciendas (shtëpi karakteristike të epokës koloniale të qytetit) plot ngjyra të ngrohta dhe nga ana tjetër qiellgërvishtëse ultramoderne.

Kartagjena ka ndezur pasionin e pushuesve duke u shndërruar në destinacionin e pakontestueshë në Kolumbi dhe jo vetëm. Ajo është duke u bërë një nga destinacionet më të lakmuara nga agjencitë e udhëtimeve që bëjnë luftë me njëra tjetrën për të kapur paketat turistike.

Ndiqni në galerinë tonë të fotove disa prej vendeve që duhet të shihni patjetër në këtë qytet nga i cili nuk do ju ndahet zemra pasi ta keni vizituar.

Akullorja-La-Paletaria Butiku-Artesanias-de-Colombia-ku-gjeni-vetem-krijime-artizanale-te-zones Butiku-St-Dom-ku-gjeni-markat-me-te-medha-te-botes-dhe-krijime-karakteristike-amerikano-jugore Galeria-e-arteve-NH-Galeria-per-ata-qe-duan-te-njohi-artistet-lokal Hoteli-karakteristik-Casa-San-Agustin Hoteli-luksoz-Tcherassi-Hotel Katedralja-Santa-Catalina-de-Alejandría Plazhi-i-bardhe-Playa-Blanca Restoranti-La-Cevicheria-me-fame-sepse-servir-pjatat-karakteristike-me-te-mira-te-qytetit Restorant-per-te-ngrene-dreken-La-Vitrola-gjysme-restorant-gjysme-jazz-club-per-nje-atmosfere-me-festive

Një shtëpi prej xhami në mes të një… pylli!
Duke zbuluar Mesdheun

+ There are no comments

Add yours