Kapsula të varura prej xhami në luginën e shenjtë të Perusë

Kapsula të varura prej xhami në luginën e shenjtë të Perusë


//

Aventurierët qe kerkojnë adrenalinë tani mund të provojnë Skylodge, kapsula prej xhami të vendosura rreth 122 metra lartësi nga toka, në Andet Peruviane. Këto kapsula drithëruese mund të gjënden në qytetin e Cuzco-s dhe janë të përbëra nga alumini dhe polikarbonati me një sipërfaqë 24 x 8 metra. Menaxhohen nga një kompani turistike Peruviane e quajtur Natura Viva dhe të gjitha kanë një pamje spektakolare nga Lugina e Shenjtë – një zonë që njihet për panoramën mbresëlënëse, fshatrat e vegjël dhe rrugët e rrezikshme. Çmimi që ju duhet të paguani për të qëndruar në një nga këto kapsula kaq unike, është të ngjisni një shkallë çeliku 122 metra të lartë e kapur buzë shkëmbit. Nëse nuk e preferoni këtë mënyrë mund të zgjidhni të ngjiteni me mjetet tuaja. Ah, dhe çmimi tjetër që ju duhet të paguani është rreth 300 dollarë.

Një Kazino e braktisur që dikur ka qënë një nga ndërtesat më të mrekullueshme në Rumani
Markthal Marketi gjigand i ushqimit në Rotterdam

+ There are no comments

Add yours