Si të blini freskuese në mënyrën më të mirë të mundshme/ Metoda
Shitja online me probleme në Shqipëri
E gjithë bota po përdor shitjet online për të përfituar çmimet më të lira dhe shërbimin më të mirë. Por shumica e konsumatorëve ne Shqiperi sot sërisht duket sikur nuk po marrin maksimumi nga kjo risi.
Kjo ndodh sepse kryesisht mbi 10.000 porosi që bëhen në ditë në Shqipëri janë nga rrjetet sociale. Klientët bien pre e një fotoje apo një modeli konkret. Ndërkohë përfitimet nga shitjat online janë krejt të tjera nga rrjetet sociale. Përfitimet janë sepse nga telefoni ne mund të kontrollojmë të gjitha modelet e tyre. Nëse nuk jemi të bindur, të kërkojmë në google për të parë të gjitha modelet e tjera që shiten në Shqipëri.
Nëse ndiqni këtë formë do të gjeni me siguri modelin që doni me çmimin më të mirë në treg. Por shumica në Shqipëri akoma kërkon në Instagram. Sipas statistikave vetëm në vendet e pazhvilluara ndodh që konsumatori kërkon në Instagram diçka. Ja përse ndodh kjo gjë:
Ndryshimi midis kërkimit në Google dhe Instagram
Ka disa karakteristika shumë unike të cilat do ia u tregojmë me shembujt më poshtë. Google rendit faqet kur kërkoni sipas seriozitetit, cilësisë që i ofron atij që kërkon dhe sigurisë që informacioni është i vërtetë. Kurse instagram rendit kërkimin sipas aktivitetit të fundit dhe ndërveprimit që ka me njerëzit. Pra nga njëra anë kur kërkon në google të renditen kompanitë apo faqet më serioze. Nga ana tjetër kur kërkon në instagram të renditet profilet më aktive kryesisht individë, asnjë element serioziteti, sigurie apo standarti nuk ka vlerë për kërkimin në Instagram.
Ja një shembull konkret me Freskueset
Doni freskuese, të gjithë mendojnë ku te blej freskuese online? Kërkoni në google freskuese dhe do ju dalin faqet kryesore që në shqipëri shesin këto produkte.
I pari del Aladini.al që është platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Ka gamën më të gjërë të freskueseve në shitje, më pas është megatek. Që është dyqani më i madh fizikisht në vend dhe faqja e tretë që del është Gjirafa. Gjirafa është platforma më e madhe e shitjeve në Kosovë. Praktikisht në rendin kronologjik tregon më të mirat për freskuese në vend.
Kërkimi në Facebook
Kurse po kërkuat në Instagram ose Facebook freskuese të parët do ju dalin disa faqe të sajuara me emra ‘ ‘Freskuese_ngrohëse_lokali’ apo Freskuese55. Këto faqe nuk kanë asgjë në lidhje me freskueset përveç se një njeri ka hapur një faqe instagrami për freskueset dhe blen tek dyqani i lagjes freskuese për ti shitur në instagram.
Ose në rastin e Facebook shikoni postimi më i rëndësishëm që del është nga një faqe me emrin Tak_Fak_ALB. Qartësisht një individ që në kohën e tij të lirë pretendon se shet online duke hapur një faqe Facebook.
Pra dallohet lehtësisht diferenca ndërmjet seriozitetit dhe cilësisë tek Google dhe mungesës së seriozitetit dhe cilësisë në Instagram dhe Facebook. Ndërkohë faqet si Amazon, Aliexpress, Aladini, Neptun, Zara kanë më pak se 20% të shitjeve aktualisht në Shqipëri sepse pandemia ndihmoi informalitetin dhe rritjen e individëve që shesin në Instagram. Tani kjo gjë po ndryshon. Nga të dhënat zyrtare shitjet e faqeve serioze në Shqipëri si Aladini, Gjirafa dhe Zara po rriten ndjeshëm. Nga ana tjetër faqet e instagramit po bien ndjeshëm. Konsumatori është qartësuar për këtë ndryshim cilësie dhe po zgjedh seriozitetin kundra amatoreskes.
Si mund të përfitoni maksimumin nga shitja online
Nëpërmjet seriozitetit që google të ofron dhe komoditetit sigurisht ju keni në dorë të kontrolloni ndër më të mirët. Edhe pse google përpiqet të kuptojë kush është alternativa më e mirë për ta renditur të parën nuk është e thënë që ta gjejë. Megjithatë mbi 90% të rasteve në faqen e parë me siguri që ju do gjeni atë që ju duhet.
Përshembull nisni kërkimin me alternativën e parë në rastin e freskueseve siç pamë dilte Aladini.al. Aladini është platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri. Ajo ka staf mbi 40 veta dhe investime mbi 1 milion euro pët të ofruar shërbimin e duhur.
Nëse shikoni tek Aladini ka mbi 50 modele freskuese nga 1490 lekë në 19.990 lekë . Tek Aladini ndryshe nga të gjitha faqet e tjera tregon edhe sa copë janë shitur si ai model dhe ka përshtypje nga të tjerët që kanë blerë. Nëse nuk ju pëlqejnë alternativat që gjeni tek faqja e parë, kaloni tek e dyta në google dhe brenda 3 kërkimeve Google ka për detyrë tju japë alternativat më të mira në Shqipëri.
Pasi keni caktuar modelin konkret që do blini të freskueset mbani parasysh që platformat serioze online duhet të ofrojnë të drejtën e kthimit brënda 14 ditëve sipas ligjit shqiptar.
Aladini e ofron këtë gjë dhe me mundësinë e pagesës kur të merrni produktin ju mund të përfitoni nga shërbimi i shitjeve online edhe nëse nuk keni një kartë krediti.
Përmbledhje ku te blej freskuese online
Pra parimisht ne i dhamë përgjigje pyetjes ku te blej freskuese online.
Kjo është mënyra më e mirë për të blerë një freskuese në Shqipëri. Mbani parasysh që nëse doni të blini online kërkoni në google jo në rrjetet sociale. Në rrjetet sociale ju mund të blini por sigurohuni që nuk blini nga faqe që kanë thjesht një emër por kompani me një faqe interneti me një adresë fizike.
Pasi jeni siguruar që keni gjetur produktet e duhura bëni një kontroll të dytë të shikoni mbase ka një alternativë më të mirë dhe më pas shikoni kushtet e blerjes ku me patjetër çdo kompani në Shqipëri ashtu siç e lejon ligji shqiptar që produkti duhet të ketë të drejtën të kthehet brënda 14 ditëve.
Shikoni artikullin per perzgjedhjen e kanave te ujit ketu
+ There are no comments
Add yours