Huawei po zhvillon teknologji për karikimin super të shpejtë të baterisë së Smartfonëve

Huawei po zhvillon teknologji për karikimin super të shpejtë të baterisë së Smartfonëve


//

nexus-6p-silver-huawei-logoHuawei në nëntor ka njoftuar se ka zhvilluar disa teknologji të reja për karikimin e shpejtë të baterisë për smartfonët. Teknologjia e re e kompanisë mund të karikojë një bateri deri në 10 herë më shpejtë sesa teknologjitë standarte dhe ka arritur të karikojë bateri të shumëllojshme deri në 50% në pak minuta.huawei_quick_charge_video

Huawei ka besimin se ky zbulim në bateritë që karikohen shpejtë do të sjellë një revolucion të ri në pajisjet elektronike, sidomos tek telefonat mobile, automjetet elektrike, pajisjet që mund të vishen dhe pajisjet e furnizimit me energji elektrike. Së shpejti do të kemi mundësinë të karikojmë bateritë tona deri në 100% për aq kohë sa na duhet për të marrë filxhanin e kafesë nga minibari.

Laboratori i Huawei’s Watt punon ngushtë me partnerët e industrisë për të promovuar zhvillimin teknologjik dhe për të ushtruar një epokë të re të energjisë. Ai fokusohet posaçërisht në zhvillimin teknik të ruajtjes së energjisë për të mbështetur një botë të lidhur më mirë përmes energjisë së mjaftueshme.maxresdefault

Kompania ka mundur të karikojë bateri 600 mAh deri në 68% në vetëm 2 minuta, dhe gjithashtu ka mundur të karikojë një bateri 3000 mAh deri në 48% në vetëm 5 minuta.

Ende nuk ka detaje se kur do të jenë të mundur të dalin në shitje këto llojë teknologjish, por është e sigurt se kur të ndodhë do të ketë kërkesa mjaft të mëdha!

quickcharge

Burimi: Geeky Gadgets

DJI ka lançuar një dron që është gjithashtu një kompjuter fluturues!
“Fjalët e Jastëkut” : Një aksesor që ju lejon të dëgjoni rrahjet e zemrës së personit të dashur!

+ There are no comments

Add yours