HOMTOM, marka më e re e Smartphoneve në treg

HOMTOM, marka më e re e Smartphoneve në treg


//

Shenzhen është qyteti i pestë më i madh në Kinë. I njohur ndryshe si Silicon Valley i Kinës, aty ku lindin të gjitha kompanitë inovative. Shenzhen njihet dhe si tregu elektronik më i madh në botë dhe qyteti ku kanë lindur disa prej kompanive më të mëdha botërore si ZTE, Huawei, apo  dhe fabrikat Foxconn, aty ku prodhohet iPhone, Playstation, Nokia dhe shumë marka të tjera prestigjoze.

homtom1

HOMTOM HT17, Së shpejti në Dyqan Taxi

Në këtë super qytet së fundmi ka lindur dhe një kompani elektronike që njihet shumë pak, por shumë shpejt emri i saj po bën bujë në të gjithë botën.

HOMTOM Technology u krijua në vitin 2009. Në fillim kjo komapni ishte e fokusuar në kërkim dhe zhvillim, prodhim dhe shitje të pajisjeve dhe aksesorëve të telekomunikacionit. Shumë shpejt ata u çertifikuan nga disa agjensi ndërkombëtare për cilësinë e produkteve dhe morën të drejtën e mbi 100 patentave të cilat e bën Homtom pjesë e kompanive me teknologji të lartë në botë. Homtom është përkushtuar në cilësi dhe eksperiencë duke imponuar proçedura strikte që nga dizajni deri tek prodhimi i produkteve të saj. Në gjuhën Kineze HOMTOM do të thotë “mjeshtëri e përjetshme”

homtom2

HOMTOM HT17 Pro , Së shpejti në Dyqan Taxi

Në vitin 2015 HOMTOM hodhi në treg modelet e para të Telefonave Inteligjent. Kjo kompani ka lindur për të qënë unike në llojin e saj. Zotimi i saj është prodhimi i Smartphonëve inovativ, cilësorë, me parametra të larta dhe cmime ekonomike, duke menduar për buxhetin  dhe plotësimin e nevojave të konsumatorit. Në Korrik të vitit 2016 u hodhën në treg dy modelet më të reja të gamës së Telefonave Homtom, HT17 dhe HT17 Pro. Shumë shpejt këto modele mund t’i gjeni në dyqanin më të madh Online në Shqipëri, www.dyqantaxi.com.

201510141434525869

Gati për Halloween me kostumet dhe aksesorët më të frikshëm
Plastelina Play – Doh për zhvillimin e kreativitetit tek fëmijët (VIDEO)

1 comment

Add yours

+ Leave a Comment