Heroi i Pokemon Go përfundon lojën duke udhëtuar nga SHBA-ja në Japoni, Hong Kong dhe Australi.

Heroi i Pokemon Go përfundon lojën duke udhëtuar nga SHBA-ja në Japoni, Hong Kong dhe Australi.


//

Nick Johnson, është personi i parë që ka arritur të përfundojë i pari lojën “Pokemon Go” Ai ka arritur të mbledhë të gjithë pokemonët në dispozicion duke përfunduar ndjekien e tij botërore. Ai ka kapur të gjithë personazhet që gjendeshin në shtetin e tij, duke bërë me shume se 200 km në këmbë dhe arriti të humbiste 10 kilogrmë nga pesha e tij. Johnson ka deklaruar se nuk ka përdorur GPS, por ka fluturuar edhe në vende të tjera si Hong Kong-u, Sydney dhe Franca

Është personi i parë që ka udhëtuar rreth botës dhe ka arritur të mbledhë të gjithë pokemonët e një rajoni, si “Mr. Mime” në Paris, “Canarticho” në Hong Kong dhe së fundmi “Kangaskhan” në Sidnei.

Në 151 pokemonë të disponueshëm në lojë, Johnson ka mbledhur të 142 personazhet dixhitale të disponueshme për SHBA-në në vetëm në dy javët e para të lançimit të lojës.

“Expedia” e shoqëroi në të gjitha udhëtimet. Bashkë lëvizne në disa vende të ndryshme nga SHBA-ja në Japoni, Hong Kong, Australi.

“Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të ndihmonim Nick të jetonte ëndrrën e tij të pokemonëve dhe të udhëtonte larg për t’i kapur të gjithë. Rruga e Nick është një shembull pasionant se si Pokemon Go transformon lojtarët në udhëtarë, ndryshon destinacionet turistike dhe bashkon një komunitet të gjithë”, tha Georg Ruebensal, drejtor i përgjithshëm i markës “Expedia”.

Gjithashtu ai tha se kjo lojë inkurajon gjithashtu njerëzit të bëhen turistë në vetë qytetin e tyre duke nxjerrë lojtarët për të eksploruar zona që nuk i kanë parë asnjëherë në qytetin e tyre.

Pokemon Go është një mënyrë e re për të udhëtuar, njohur persona të tjerë dhe të eksplorosh botën.

pokeee

Facebook Comments

comments

+ There are no comments

Add yours