Guida: Si të blej një televizor?
Si të blej një televizor?
Teknologjia televizive ka përparuar. Edhe televizorët e lirë, e kanë figurën shumë të mirë sot. Pikërisht sepse oferta e televizorëve sot është tepër e larmishme. Zgjedhja e një televizori të ri mund t’ju duket si një mision i vështirë.
Në vijim kemi përgatitur për ju një guidë të shpejtë, që ju ndihmon të zgjidhni televizorin më të mirë. Ambienti juaj është i vogël apo i madh? Po kërkoni cilësinë më të lartë? Apo vlerën më të mirë për paratë që do të shpenzoni? Ne kemi zgjedhur disa alternativa për ju.
Së pari duam t’ju themi se pavarsisht modelit apo markës që zgjidhni, sigurohuni që të blini vetëm televizorë Smart. Të pajisur me dekoderin DTB-2 që të mos keni asnjë problem me sinjalin digjital.
Çfarë është një televizor smart?
Të gjithë televizorët që prodhohen sot janë smart, pra inteligjentë. Mund të lidhen përmes Wi-Fi me shërbime si Neflix, YouTube dhe aplikacione të tjera. Kjo është diçka e mirë pasi të lejon të anashkalosh pajisje ndërmjetëse që shkaktojnë rrëmujë. Nëse mendon se po kursen duke blerë një televizor që nuk është Smart, mund të pendohesh. Mundësitë për të parë televizor nga interneti sa vijnë dhe shtohen.
Çfarë është 4K apo Ultra HD?
4K dhe Ultra HD janë e njëjta gjë dhe i referohen standardit të ri të rezolucionit, pra imtësisë së figurës. Ultra HD përmban 4 herë më shumë piksela sesa standardi i derimëtanishëm High Definition. Kemi kaluar nga 1920×1080 në 3840×2160. A përbën ndryshim të madh? Kjo varet, nëse nuk ke Neflix e ke të pamundur të shohësh cilësinë 4K. Askush në Shqipëri nuk transmeton me atë standard ende. Ndaj nëse nuk keni ende një TV Ultra HD, mos u mërzisni shumë.
Çfarë është HDR?
Mënyra më e lehtë për të shpjeguar se çfarë është HDR, është tu referohemi telefonëve celularë, ku aparati fotografik ofron opsionin HDR. Televizorët HDR kanë figurë ku pikat e çelëta shfaqen më të çelëta dhe pikat e errëta më të erreta, duke bërë kontrast. Shumë njerëz e preferojnë këtë cilësi të shtuar të figurës të ofruar nga ekranet HDR. Mbani mend se një televizor mund të jetë 4K Ultra HD dhe HDR njëherësh. Këto teknologji mund të bashkëjetojnë në të njëjtin televizor.
Sa i madh më duhet televizori?
Kur blen televizorin duhet të mendosh për madhësinë që ka dhoma, pra sa larg ekranit do ulesh. Doni ta montoni televizorin në mur? Sigurohuni të mos jetë shumë i vogël, pasi duket keq në mes të një faqeje muri bosh . Nëse keni sallon të vogël, mos blini një televizor tepër të madh pasi do t’ju stonojë.
Madhësia e televizorëve është distanca diagonale midis dy këndeve të ekranit dhe matet me inch, që shënohet 55 inç = 55″.
Ne ju rekomandojmë ekrane të madhësisë 39 deri në 49 inç kur uleni 2 deri n 3 metra larg televizorit. Ekrane 50 deri në 65 inch kur keni hapësira më të mëdha në sallon. Nga sa dimë ne, asnjë deri tani nuk është ankuar se ka blerë televizor shumë të madh. Ndaj nëse ke hapësirë bli televizorin më të madh që mundesh.
Televizori i cilësisë më të lartë
Po kërkon për televizorin me cilësinë më të lartë të figurës, pa pyetur fare për çmimin? Zgjidhni një televizor të teknologjisë OLED. Nëse e krahason me një televizor LED apo LCD do vini re se OLED ofron një imazh më realist. E zeza në ekranet Oled është e përkryer dhe për shkak se teknologjia nuk ka shumë shtresa. Në televizorët LCD, ekranet OLED janë absolutisht të hollë. Kjo teknologji të lejon ta shikosh televizorin nga çdo kënd pa humbur asgjë sa u përket ngjyrave. OLED-ët kanë qenë një sukses për kompaninë LG. Siç tregon The Verge, ofron një model të quajtur W8-“Wallpaper”. Kushton rreth 15,000 Dollarë dhe ofron madhësinë 77 inç. Natyrisht, të blesh një televizor të teknologjisë së fundit sapo ai ka dalë në treg, mund të konsiderohet një ide e çmendur. Pasi brenda një kohe të shkurtër çmimet bien. Gjithsesi, televizorët OLED mbeten më të mirët, edhe pse ende të shtrenjtë.
LG ofron edhe modele OLED me çmime më të arsyeshme sesa W8 me ekranin gjigant. Çmimet për shumë modele të mirë OLED variojnë midis 200,000 dhe 500,000 lekëve në tregun vendas. Përveç LG, SONY është një markë tjetër që gjithashtu ofron televizorë shumë cilësorë të teknologjisë OLED. Ndër ta do veçonim modelin Sony A1E OLEDSony A1E OLED.
Televizori me vlerën më të mirë
Po kërkoni performancën më të mirë nga një televizor për paratë që do shpenzoni? Merrni një televizor me gjysmëpërçues LCD. Mund të gjesh shumë televizorë mediokër me këtë çmim. Por pas testimeve rigoroze, ne kemi zbuluar se më të mirët prej tyre prodhojnë cilësi të figurës. Kjo cilësi është mëse e krahasueshme me figurën e televizorëve që kushtojnë dhjetra mijëra lekë më shtrenjtë. Shumë nga televizorët LED të cilësisë së lartë, që ofrojnë edhe pamje elegante kushtojn nga 70, 000 deri në 170, 000 Lekë. Samsung, Panasonic, Sony, Philips dhe LG janë disa nga markat të cilat kanë produkte mjaft të mirë në këtë kategori çmimesh.
Një televizor LED nga SAMSUNG-u me madhësinë 43 inch i (modeli LED UE43NU7192UXXH) ofron figurën e cilësisë absolute 4K Ultra HD. Është Smart dhe sigurisht ka marrësin DVB-T2. Me garanci 24 muaj, ne e gjetëm këtë televizor për 69.990 Lekë në tregun vendas.
Nëse po kërkon një TV më të madh, në kategorinë LED na pëlqen shumë edhe Panasonic 55 Inch 4K TX-55EX600E i cili kushton 109, 000 Lekë. Me ngjyrat natyrale dhe sistemin operativ Firefox, ky televizor është një vlerë shumë e mirë për raportin e cilësisë me çmimin.
Televizori më i lirë
GRUNDIG LED 32VLE4720BN i cili kushton 26, 990 Lekë na duket një zgjedhje shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Televizori nuk është Smart por mund të bëhët i tillë duke i shtuar një smart-box që kushton fare pak. Ky televizor nga prodhuesi gjerman është i teknologjisë LED, vjen me 2 vjet garanci, ofron figurë dhe zë shumë të mirë dhe ka të përfshirë dekoderin DVB-T2.
Megjithatë, siç përmendëm më parë, televizorët Smart janë e ardhmja. Ndaj nëse doni që televizori juaj i ri të jetë inteligjent, zgjidhni një TV SAMSUNG LED 32″ UE32M5572AUXXH, i cili kushton rreth 54, 990 Lekë. Ky televizor ofron ekranin Full HD dhe mbetet në kategorinë e çmimeve ekonomike.
Çmimet e cituara në këtë artikull i referohen muajit tetor 2018.
+ There are no comments
Add yours