
Gjithçka që duhet të dini para se të blini një telefon të ri…
Doni të blini një telefon të ri por jeni në dilemë për nga buxheti, cilësia apo pamja e tij? Ekspertët e telefonave smart japin disa këshilla që ju duhet t’i dini përpara se të vendosni për të marrë një aparat telefonik tashmë shumëfunksional.
Iphone 7 plus, Iphone 8, Samsung galaxy S7 Edge, Google pixel, Motorola apo Hawei Honor 5x?
Bota e smartphoneve çdo ditë e më tepër po krijon një revolucion në teknologji. Telefona me parametra nga me te ndryshmit, me kamera si një aparat forografik apo madhësi të një tableti, kompani që reklamojnë produktete e tyre dhe ju nuk po dini të bëni zgjedhjen e duhur në këtë prag festash për vete apo të dashurit tuaj?
Rekomandojmë disa cilësi dhe japim disa ide:
Telefon me sistem Android
Androidi ka sistemin më eficent të aplikacioneve harta (Map) i cili është programi më i përdorur në të gjithë botën
- Shikoni për një Android version 7.0 ose më të lartë. Ky OS aktualisht rezulton të jetë më efektivi per shkak te ruajtjes që i bën baterisë
- Android 6.x i vjetër i anonçuar më 6 shtator po jo i dalë nga moda.Është version i 6-të më i mirë i sistemit operues të Android
Mbani në mendje që:
Telefonët e vjetër gjeneratat e kaluara janë më të lirë por kujdes: E kanë të pamundur të rifreskohen (update) me versionet e fundit që Apple lëshon në treg
Po mundët prisni vitin 2017 viti kur Apple mbush 10 vjet, pasi ekzistojnë thashetheme se do kompania po përpiqet për një tjetër produkt të mirë dhe më ekonomik.
DETAJE
Ekran të vogël apo të madh?
Nga ekspertët e DyqanTaxi mësuam që masa ideale e ekranit do të jetë 4.5″ – 5″ më i vogël krijon vështirësi kurse më i madh do të vështirësonte përdorimin dhe do zëvendësonte tabletin.
Nëse doni një telefon me screen të vogël (nën 4.5 inch) shikoni një Iphone SE ose Sony Xperia
Për telefon me screen të madh mbi 4.7 inch rekomandohet të shikoni ata me rezolucion 1,080p
Një rezolucion 2,560×1,440 është akoma më mirë siddomos për ekranet 5.5 inch dhe më të mëdha
Kualiteti i Kameras
Një telefon me megapixel të madh nuk do të thotë gjithmonë se shkrepjet e fotove janë shumë cilësore. Një kamera 12 megapixel mund të bëjë foto shumë herë më të mira se një 16 megapixel
Telefonat me dy kamera në pjesën e pasme rezultojnë më efektiv pasi eleminojnë turbullimin e fotografisë dhe futet më thëllë në pamje
Duhet patur kujdes pasi shumica e kamerave vijnë me HDR, self time, aplikacion beauty që rregullojnë fotografitë tuaja
Bateria
Problemi më i madh me smartphonët ditët e sotme është bateria. Fakti që janë multifunksional I bën të përdorshëm në çdo vend dhe në cdo kohë.
Baterinë e shkarkojnë më tepër muzika, përdorimi i map-eve dhe kontrasti e drita e telefonit ne maksimum. Telefonat windows janë më të mirët për baterinë nëse nuk ju shqetëson shumëllojshmëria që ka në treg do ishte ideale për zgjedhje me jetëgjatësi më të madhe baterie. Nga telefonat android shikoni kapacitetin mha të baterisë përpara blerjes dhe përdorni teknika për të kyrsyer baterinë ose mbani me vete një bateri të jashtme për tu siguruar gjithmone dhe për të mos kursyer baterinë.
Bonuset
- Njohja e shenjave të gishtave në pjesën e përparme (homebutton) ose në butonin e fikjes
- Kartë SD memorje në telefonat android
- Sistemi kundër ujit IP767 ose më i lartë është më i miri
- Karikimi me wireless që është aktualisht në Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge
- Lidhja me USB që ëhstë standarti më I ri në telefonat Android
Telefon me një buxhet të ulët?
Ekspertet e smartphone-ve tani për tani rekomandojnë Motorola Moto G4, Huawei Honor 5X dhe Doogiee F7
+ There are no comments
Add yours