Frika dhe neveria mund të nuhaten

Frika dhe neveria mund të nuhaten


//

Njerëzit mund të komunikojnë përmes aromave të trupit, ka vërtetuar studimi i Universitetit holandez Utrecht. Mund të duket e pavërtetë, por kujtohuni se jeni qenie të gjalla e ashtu sikurse kafshët edhe ju mund të komunikoni me specjen tuaj përmes aromave.  File-id=dfk9xwmm_480fr23wvrp_b

Nëse personi frikësohet, ai që merr erë djersën e tij do të ketë reaksionin e njëjtë sikurse edhe ai i djersituri, dhe kjo mund të shpjegojë fenomenin e infektimit emocional, respektivisht të absorbimit të emocioneve të të tjerëve.

Emocionet si frikën dhe neveritjen, njerëzit mund ta dallojnë nga djersa.shutterstock-fear-woman

Shkencëtarët kanë mbledhur djersën e meshkujve që kanë shikuar horror dhe të atyre që kanë shikuar film i cili nxit neveri, transmeton Koha.net. Pas kësaj femrave u është ekspozuar aroma e djersës. Ato që kanë marrë erë djersën e meshkujve që kanë shikuar filmat horror kanë pasur në fytyrë shprehjen e frikës, derisa tek femrat që kanë marrë erë djersën e grupit tjetër në fytyrë u është parë shprehja e neverisë, ka vërtetuar hulumtimi.

Inside-Out-Disgust

Frika manifestohet si frymëmarrje e shpejtuar përmes hundës dhe lëvizjes së syve, ndërsa neveria si ngrysje e vetullave dhe shtrëngim i hundës. Rezultatet e hulumtimit janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse vërtetojnë që komunikimi njerëzor nuk bëhet vetëm përmes gjuhës dhe kontaktit vizual.

151005-news-ftwd-780x439

Sinjalet kimike nga djersa ekzistojnë edhe jashtë vetëdijes njerëzore çka mund të shpjegojë fenomenin e infektimit emocional, respektivisht të absorbimit të emocioneve të huaja”, ka theksuar udhëheqësi i hulumtimit dr. Gun Semin.

Burimi: Telegrafi

Ajo që shumica nuk kupton rreth krizës së emigrantëve
Pesë shenja që tregojnë se je në punën e duhur

+ There are no comments

Add yours