Epoka e Skënderbeut, vjen në lojën e parë strategjike shqiptare (VIDEO)

Epoka e Skënderbeut, vjen në lojën e parë strategjike shqiptare (VIDEO)


//

Skënderbeu dhe historia vijnë në lojën e parë strategjike shqiptare. Ideja e krijimit dhe realizimit të kësaj loje është prezantuar nga dy krijuesit Reald Biba dhe Gentian Suçi në emisonin “Do you have an idea?”, me idenë e tyre të quajtur “Epoka e Skënderbeut”.

Sipas Business Magazine, falë përvojës së tyre në fushën e argëtimit të fëmijëve, ata po sjellin inovacion nëpërmjet krijimit të lojrave të dedikuara, për fëmijë por edhe për më të rritur.

Në një intervistë për Business Magazine dy krijuesit e lojës “Skënderbeu” kanë thënë se kombinimi i talenteve dhe pikave te forta të secilit i ka ndihmuar të gjejnë një ekuilibër pune që ju ka shërbyer mjaft mirë. Dhe se Loja Strategjike “Skënderbeu” ka qenë një ëndërr e vogël prej shumë vitesh.

“Ideja ka lindur duke parë mungesën e lojrave dhe aktiviteteve argëtuese për fëmijë dhe adoleshentë. Pasi pamë interesin e madh nga prindërit dhe fëmijët për këto lojëra, menduam se ishte momenti i duhur për të sjellë në jetë lojën e parë strategjike në shqip dhe me tematikë shqiptare”, thotë një nga krijuesit e lojës.

Si është ndërtuar loja? Si funksionon dhe kush mund të luajë?

Loja fillon në nëntor të vitit 1443, atëherë kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu në krye të 300 luftëtarëve, e lë ushtrinë otomane në mëshirë të fatit gjatë betejës së Nishit. Ky do të ishte fillimi i një epoke çerek shekullore ku principata e Arbërit i bëhet mburojë kontinentit të vjetër.

Fokusi i kësaj loje është kjo periudhë e historisë, e mbushur me përpjekjet e Principatës së Arbërit, perandorisë Otomane, mbretërisë së Hungarisë dhe republikës së Venecias për të mbijetuar dhe përparuar politikisht.

Loja historiko-strategjike, bazohet në epokën e artë, madhështia e së cilës jehoi ndër shekuj:

Lojtarët komandojnë ekonominë dhe forcat ushtarake të një vendi dhe shpalosin vlerat e tyre si strategë duke planifikuar lëvizjet dhe konfliktet në territore të ndryshme.

Ata mund të zotërojnë me diplomaci ose me forcë kështjella, që do të sigurojnë fitoren kundër rivalëve.

Mund të luhet nga 2 deri në 4 lojtarë dhe nga mosha 10 vjeç e sipër.

Krijuesit kanë thënë se kanë menduar të sjellin këtë lojë sepse në treg mungon konkurrenca dhe diversiteti i këtyre produkteve.

Dhe së dëshira e tyre është që shumë shpejt pas daljes në tregun shqiptar të lojës strategjike “Skënderbeu”, të jenë të pranishëm jo vetëm në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, por edhe duke e ofruar atë për shitje në Amazon dhe Ebay. Gjithashtu kjo lojë do ketë edhe versionin e saj në Anglisht në fillim të vitit 2018.

Këtë lojë tani e gjeni online në www.idedhuratash.al dhe në www.dyqantaxi.com , dhe mund ta porosisni nga cdo qytet ku ndodheni.

Video e mëposhtme ju tregon më shumë detaje për mënyrën si luhet loja.

 

Burimi: Intervisa nga Business Magazine

Më shumë kreativitet dhe imagjinatë. Pse lodrat e drurit janë zgjedhja më e mirë për fëmijët ?
Libra për tu lexuar gjatë vjeshtës. 8 sugjerime nga Bukinist.al

+ There are no comments

Add yours