ENIGMA: Bari I parë fantastiko-shkencor kinetik në botë
Bari I parë fantastiko-shkencor kinetik në botë quhet Enigma Café dhe është hapur në Cluj-Napoca në Rumani. Ai bëri një bujë të madhe në faqen e Facebook-ut të The 6th Sense Interiors, kompania që krijoi të githë dizajnin e barit.
Autorët kryesorë të dizajnit Alexandru Tohotan dhe Zoltan Zelenyak, të njohur më parë për 2 punët e tyre që ia vlen të përmenden The Submarine dhe Joben Bistro, këtë herë goditën edhe më shumë, pasi njohja e tyre tashmë arriti rang botëror.
Ora gjigande e lëvizshme të jep përshtypjen sikur ti je brenda saj, mijëra detaje fantastiko-shkencore, lule metalike që hapen në tavan, një zog lëvizës dhe një robot që të dërgon tek karakteret e Giger-it, që janë atraksionet më të mëdha të pub-it Rumun.
U deshën 2 vjet që të realizohej ky dizajn I mrekullueshëm dhe mund të themi se ia vlejti.
Si thoni? A do të donit të uleshit në këtë bar e të shijonit një eksperiencë të paharrueshme?
+ There are no comments
Add yours