Emaili mund të bëhet më i mirë. 4 faqe që do ju ndihmojnë me ato që ju duhen

Emaili mund të bëhet më i mirë. 4 faqe që do ju ndihmojnë me ato që ju duhen


//

Email më të mirë

Emaili është një nga gjërat më të rëndësishme në internet. Shumë prej nesh e kanë jetik për punën e tyre. Edhe pas gjithë këtyre viteve ka mundësi për përmirësim.

Egzistojnë disa faqe interneti që japin shërbime që ju nuk i kishit dëgjuar. Këto shërbime do ju lehtësojnë punën duke ia u bërë nje email më të mirë.

Unsubscribe robot email

Sot të gjithë ne mbytemi me spam. Shumë faqe që nuk kemi më interes përtojmë të bëjmë unsubscribe dhe vazhdojmë marim emaile nga to. Madje edhe faqe që asnjerë nuk kemi kërkuar të na dërgojnë email. Nëpërmjet kësaj faqeje ose thjesht duke e bërë forword emailin tek kjo adresë unsubscribe.robot@gmail.com ju do ta bëni automatikisht unsubscribe emailin. Vetëm kaq do ju mjaftonte ta bënit emailin më të mirë duke patur më pak spam.

email më i mirë

Mbas këtij marifeti nuk do kërkoni më ku është butoni unsubscribe. Madje shumë prej tyre nuk funksionojnë. Mbas kësaj do jetë shumë më i pastër emaili juaj.

Krijues emiail signature

Po është e vërtetë, ka faqe për të krijuar signature ose firma emaili të gatshme. Një nga karakteristikat e nevojshme të emailit të mirë është një signature. Për fat të keq shumica e atyre që nuk janë në një punë që ia u kërkon nuk e bëjnë. Kjo faqe ia u lehtëson shumë këtë punë, klikoni këtu. Mjafton të plotësoni të dhënat dhe iu jep mundësinë për shumë forma të ndryshme.

Nëse bëni një firmë profesionale për email iu sigurojmë qe do kini një email më të mirë për çdo rast.

Hile për Androidin

Hile për Androidin tuaj që do ju përmirësojnë telefonin

Hile për Androidin Aktivizo opsionin developer Një nga hiletë më të njohura për android është pikërisht opsioni developer. Nuk kishim si të mos e vendosnim në këto hile. Është një nga hiletë më të nevojshm për një person që do të bëjë diçka ndryshe me androidin e tij. Si ta..

0 comments

Publiko emailin në web

email më i mirëNëse doni që një email të jetë lehtësisht i aksesueshëm dhe të shikohet lehtë nga shumë njerëz. Ka edhe mënyrë më të mirë se sa të paguani shërbimet e emaileve në masë.

Ju mund ta publikoni në web emailin. Po është shumë e thjeshtë. Mjafton të krijoni një email dhe ta dërgoni tek emaili page@publishthis.email dhe do ju vijë mbrapa një email me linkun e faqes. Tek kjo faqe është emaili juaj dhe mund të ndahet si të jetë më mirë për ju.

Këtë link ju mund ta përdorni edhe për ta ndarë në rrjetet sociale apo thjesht për ta dërguar me viber apo skype.

Ky shërbim është edhe mënyra më e lehtë për të krijuar një faqe në internet.

Krijo një Email html për pamje më të mirë

Sigurisht kush përdor outlook besoj nuk do ketë nevojë për këtë shërbim sepse outlook vërtet është mënyra më e mirë për të përdour emailin. Por ata që përdorin faqet e emaileve tradicionale në disa raste ky shërbim do i ndihmonte.

E gjitha konsiston në krijimin e nje emaili më të bukur, më të qartë pra më të mirë. Nëpërmjet këtij shërbimi do kini mundësi të ndërtoni një email si në word. Ka mundësi të modifikoni lehtë shkrimin, të vendosni imazhe dhe gjithçka tjetër për ta bërë emailin më të mirë.

Kliko këtu për ta parë këtë faqe

Me këtë faqe ju mund të punoni lehtësisht edhe nga tableti. Gjithashtu ju lejon të shikoni kodin html, kështu nëse dini të punoni html do mund ta shfrytëzoni edhe më shumë.

Printerat më të mirë për përdorim shtëpie në 2018

Të zgjedhësh një printer është shumë më e lehtë se sa ka qënë më përpara. Para se ta zgjidhni duhet të jeni shumë të qartë se për çfarë do ta përdorni atë.                           Printeri është një nga aksesorët..

1 comment
Zgjidhja për më shumë memorje në telefonat pa vend për kartë micro SD
Samsung Galaxy S6 apo iPhone 6

+ There are no comments

Add yours